ZHVILLIM SOFTWARE FINTECH

Lidhni pagesat, të dhënatdhe proceset financiare.

Zhvillojmë software FinTech të dedikuar për pagesa digjitale, administrim financiar dhe shërbime të integruara. Nga aplikacionet për klientët te platformat e administrimit, ndërtojmë zgjidhje me kontroll të qartë mbi transaksionet, aksesin dhe të dhënat.

Tregtare që pranon një pagesë me kartë në një dyqan me tablet POS
Paneli i operacioneve
Transaksionet e funditPamje ilustruese
  1. Kërkesë pagese
  2. Konfirmim nga ofruesi
  3. Regjistrim
  4. Rakordim
  • PAY-2042Faturë #F-31148,00 €Në pritje
  • PAY-2041Abonim · Plan Pro29,00 €Arkëtuar
  • PAY-2040Porosi #881264,50 €Rimbursuar pjesërisht
  • PAY-2039Lidhje pagese120,00 €Dështuar · riprovim

Rakordimi me ofruesin

Në pritje të raportit

Njoftim operativ

1 pagesë kërkon shqyrtim

Detajet e pagesës

Dyqani Demo

48,00 €

Ref. PAY-2042

Në pritje të konfirmimit

Klienti u kthye nga faqja e pagesës

Aktiviteti

  • Pagesë PAY-204248,00 €
  • Rimbursim RF-301−10,00 €
  • Integrime me ofrues financiarë
  • Gjurmueshmëri e veprimeve
  • Arkitekturë për zgjerim

SOFTWARE I DEDIKUAR

Software i ndërtuar rreth logjikës së biznesit tuaj financiar.

Kur pagesat, të dhënat e klientëve dhe raportet menaxhohen në sisteme të shkëputura, kontrolli bëhet më i vështirë dhe puna manuale shtohet.

Në ENOR, zhvillojmë platforma që lidhin këto procese dhe përcaktojnë qartë çfarë ndodh në çdo hap. Ndërtojmë ndërfaqe të thjeshta për klientët dhe mjete të detajuara për ekipet që administrojnë transaksionet, verifikimet dhe operacionet.

Shkëmbimi

Pamje ilustruese
Klienti
Platforma juaj
Aplikacioni
Platforma e administrimit
Raportimi
Jashtë platformës
Ofruesi financiar

Çdo sistem merr vetëm të dhënat që i nevojiten. Kufijtë përcaktohen në analizë.

PROBLEMET QË ADRESOJMË

Më shumë kontroll mbi proceset që nuk lejojnë paqartësi.

Çdo vështirësi lidhet me një funksion konkret të platformës.

  1. Sot: Pagesa me status të paqartë

    Me një platformë të strukturuar: Status dhe historik i verifikueshëm
  2. Sot: Rakordim manual në disa burime

    Me një platformë të strukturuar: Krahasim i strukturuar dhe trajtim i diferencave
  3. Sot: Të dhëna të përsëritura

    Me një platformë të strukturuar: Integrime dhe burime të përcaktuara të informacionit
  4. Sot: Ndryshime pa gjurmë

    Me një platformë të strukturuar: Histori veprimesh dhe autorizime
  5. Sot: Raporte që përziejnë faturimin me arkëtimet

    Me një platformë të strukturuar: Tregues të ndarë sipas kuptimit financiar
  6. Sot: Platforma të vështira për t’u zgjeruar

    Me një platformë të strukturuar: Module dhe ndërfaqe të projektuara për integrime të reja

PAGESAT DIGJITALE

Nga kërkesa për pagesë te rakordimi.

Ndërtojmë rrjedhën e plotë të pagesës, me statuse të dallueshme dhe të verifikueshme në çdo hap.

  • Pagesa në website dhe aplikacione
  • Lidhje pagese
  • Abonime dhe pagesa periodike
  • Autorizim dhe arkëtim, kur mbështeten nga ofruesi
  • Rimbursime të plota ose të pjesshme
  • Menaxhim i tentativave të dështuara
  • Administrim kundërshtimesh pagese, kur ofrohet
  • Tarifa dhe shuma neto
  • Raporte dhe eksporte
PAY-2042 · 48,00 €Pamje ilustruese

Në pritje të autorizimit

Çelësi i idempotencës: ord-8812-1

Ngjarjet

  1. payment.created · nga serveri

Shuma neto llogaritet pas arkëtimit

Provoni kthimin te faqja e suksesit, webhook-un, përsëritjen e tij dhe një rimbursim të pjesshëm.

Si e trajtojmë teknikisht

Konfirmim nga serveri
Statusi merret nga ofruesi në backend, jo nga faqja ku kthehet klienti.
Verifikim i webhook-eve
Çdo njoftim verifikohet sipas mekanizmit të ofruesit, p.sh. me nënshkrim.
Shuma, monedha dhe identiteti
Krahasohen me porosinë përpara se pagesa të shënohet e kryer.
Idempotencë
Përsëritja e një kërkese nuk krijon pagesë ose rimbursim të dytë.
Ngjarje të vonuara ose jashtë rendit
Statusi ndryshon vetëm sipas kalimeve të lejuara.
Rakordim periodik
Të dhënat krahasohen me raportet e ofruesit.

Statusi në shfletues nuk është burim konfirmimi financiar. Pagesa shënohet e kryer vetëm pas konfirmimit nga ofruesi.

INTEGRIME ME OFRUES PAGESASH

Integrime me shërbimet që përdorni ose planifikoni të përdorni.

Lidhemi me ofruesit që zgjidhni, pasi verifikojmë dokumentacionin e tyre aktual dhe mënyrat e integrimit që ofrojnë.

Ofrues që mund të vlerësohen

  • POK
  • PayPal
  • Stripe
  • Paysera
  • Pago
  • Ofrues bankarë dhe procesues të tjerë

Për çdo ofrues verifikojmë

  • Disponueshmërinë sipas vendit
  • Llojin e llogarisë
  • Monedhat
  • Pagesat periodike
  • Rimbursimet
  • Pagesat për marketplace
  • Kufizimet kontraktuale
Pamje ilustruese
  1. 01Serveri juaj thërret API-në e ofruesit
  2. 02Ofruesi kthen identifikuesin e pagesës
  3. 03Statusi ruhet në platformë
Të dhënat e pagesës
Kërkesat me çelës sekret dërgohen vetëm nga serveri.
Përdoret për
Krijim pagesash, rimbursime, raporte

Ndërroni mënyrat e integrimit për të parë rrjedhën dhe ku kalojnë të dhënat e pagesës.

Emrat e ofruesve përdoren si shembuj. Ato nuk nënkuptojnë partneritet apo certifikim të ENOR.

Fiskalizimi dhe lidhja me programe si devPOS trajtohen si integrim më vete nga procesimi i pagesës.

PORTOFOLA DIGJITALË DHE BILANCE

Bilance të qarta. Çdo lëvizje e gjurmueshme.

Zhvillojmë ndërfaqe dhe logjikë për portofola digjitalë, llogari përdoruesish dhe sisteme kreditesh, sipas modelit të produktit dhe ofruesve të përfshirë.

  • Historik hyrjesh dhe daljesh
  • Bilanc i disponueshëm
  • Shuma të rezervuara
  • Kufij përdorimi
  • Rimbursime
  • Njoftime
  • Raporte
  • Kontroll administrativ me autorizime

Katër vlera që nuk barazohen

  1. 01Para realeFonde të mbajtura nga një institucion i autorizuar.
  2. 02Para elektronikeKur aplikohet, lëshohen nga një emetues i licencuar.
  3. 03Kredite të brendshmeVlerë e përdorshme vetëm brenda platformës suaj.
  4. 04Pikë besnikërieShpërblime sipas rregullave të programit.
Portofoli · Përdorues demoPamje ilustruese

I disponueshëm

120,00 €

I rezervuar

0,00 €

Kredite të brendshme

15,00 €

Pikë besnikërie

340 pikë

Kreditet dhe pikët nuk mblidhen me bilancin në para.

Historiku

  • Hyrje · transferim nga bankaTRF-118+120,00 €

Rezervoni një shumë dhe pastaj përfundojeni ose lirojeni: çdo ndryshim ka hyrjen e vet në historik.

Një bilanc në databazë nuk e bën platformën institucion financiar. Mbajtja e fondeve varet nga modeli dhe partnerët e licencuar.

Pagesat NFC dhe funksionet e ngjashme varen nga pajisjet, ofruesit dhe programet përkatëse.

REGJISTRI I LËVIZJEVE FINANCIARE

Një bazë e besueshme për çdo lëvizje.

Bilanci është rezultat i lëvizjeve, jo një numër që ndryshohet me dorë. Një regjistër i strukturuar tregon nga vjen çdo shumë, ku shkoi dhe kush e miratoi.

  • Regjistrime të balancuara për çdo lëvizje
  • Referenca unike
  • Lidhje me pagesën ose dokumentin burimor
  • Status draft dhe regjistrim përfundimtar
  • Korrigjime me veprime kompensuese
  • Bilanc i disponueshëm i ndarë nga shumat e rezervuara
  • Shuma me precizion të përshtatshëm
  • Monedhë e përcaktuar për çdo shumë
  • Rregulla të qarta rrumbullakimi
  • Histori e pandryshueshme nga përdoruesit e zakonshëm
JE-118 · Pagesë klientiPamje ilustruese
Burimi:
PAY-2042 · ofruesi · evt_7781
Statusi:
Regjistruar përfundimisht
LlogariaDebiKredi
Llogari në tranzit te ofruesi46,80
Shpenzime tarifash1,20
Arkëtime nga klientët48,00
Totali E balancuar48,0048,00

Ruajtur si numër i plotë: 4800 (cent) · EUR

Historiku

  1. Draft i krijuar nga webhook-u
  2. Kontrolli i shumës dhe monedhës
  3. Regjistruar përfundimisht

Zgjidhni një lëvizje për të parë burimin, regjistrimet, tarifat dhe historikun.

Shumat monetare ruhen si numra të plotë në njësinë më të vogël ose si decimale të sakta, jo si numra me presje lundruese.

Një bilanc nuk ndryshohet drejtpërdrejt: çdo korrigjim regjistrohet si lëvizje e re që lidhet me origjinalen.

SHUMË MONEDHA DHE RAKORDIM

Çdo shumë në monedhën e saj. Çdo diferencë e shpjegueshme.

Ruajmë shumën dhe monedhën origjinale të çdo veprimi dhe e konvertojmë vetëm me kurs dhe kohë të regjistruar.

  • LEK, EUR, USD dhe monedha të tjera sipas projektit
  • Shuma dhe monedha origjinale
  • Kursi dhe koha e konvertimit
  • Tarifat
  • Shuma neto
  • Monedha e raportimit
  • Diferencat e kursit
  • Rakordim sipas ofruesit dhe periudhës

Gjashtë gjendje që i mbajmë të ndara

  1. 01Pagesa e klientitShuma që klienti pagoi.
  2. 02Gjendja te ofruesiFondet që mban ofruesi për ju.
  3. 03Transferimi në bankëShuma që mbërrin në llogarinë tuaj.
  4. 04TarifatKostot e ofruesit për çdo veprim.
  5. 05RimbursimetShumat e kthyera klientëve.
  6. 06KundërshtimetPagesat e kontestuara nga klienti.
Pamje ilustruese
IDShuma origjinaleNetoNë LEK
PAY-204248,00 EUR46,80 EUR4 605 L
PAY-204335,00 USD33,95 USD3 059 L
PAY-20442 500 L2 450 L2 450 L

Ndërroni pamjet për të parë transaksionet, transferimet drejt bankës, diferencat dhe raportet sipas monedhës.

Monedhat e ndryshme nuk mblidhen pa konvertim të shpjeguar me kursin dhe kohën përkatëse.

Një pagesë e suksesshme nuk do të thotë se është transferuar në bankë: transferimet ndiqen veçmas.

PLATFORMAT BANKARE DHE PORTALET

Përvoja digjitale mbi shërbimet financiare ekzistuese.

Ndërtojmë ndërfaqet që klientët dhe stafi përdorin çdo ditë, të lidhura me sistemet bazë dhe ofruesit e autorizuar të institucionit.

  • Portale klientësh
  • Aplikacione mobile
  • Pamje llogarish dhe transaksionesh
  • Kërkesa shërbimi
  • Dokumente dhe njoftime
  • Rrjedha miratimi
  • Integrime me sisteme bazë dhe ofrues të autorizuar
Person që përdor një aplikacion financiar në telefon
Portali i klientitPamje ilustruese

Llogari rrjedhëse

AL·· ···· 4821

3 240,15 €

Llogari në LEK

AL·· ···· 9033

86 400 L

Lëvizjet e fundit

  • Pagesë karte · Dyqani Demo−48,00 €
  • Transferim hyrës+500,00 €

Open Banking përdoret përmes API-ve dhe autorizimeve të klientit, sipas tregut dhe partnerit përkatës. Aksesi varet nga bankat dhe ofruesit e lidhur.

ENOR zhvillon ndërfaqet dhe integrimet; sistemi bazë bankar dhe licencat mbeten të institucionit.

MENAXHIM KREDISH

Nga aplikimi te administrimi i shlyerjeve.

Digjitalizojmë rrugën e një kredie, nga dokumentet e para te kësti i fundit, me vendime të dokumentuara nga personat e autorizuar.

  • Formularë aplikimi
  • Mbledhje dokumentesh
  • Kontroll plotësie
  • Verifikime me ofrues të jashtëm
  • Rrjedha shqyrtimi dhe miratimi
  • Kontrata dhe dokumente
  • Plane këstesh
  • Pagesa të pjesshme
  • Detyrime të mbetura
  • Kujtesa dhe raporte
Kredi demo · L-5512Pamje ilustruese

6 000,00 € · 12 këste · kushte ilustruese

  1. Aplikim
  2. Dokumente
  3. Plotësi
  4. Verifikime
  5. Shqyrtim
  6. Vendim
  7. Kontratë
  8. Këste

Vendimi u mor nga personi i autorizuar

KëstiAfatiShumaPaguarStatusi
105.01520,00520,00Paguar
205.02520,00520,00Paguar
305.03520,000,00Në afat
405.04520,000,00I ardhshëm
Detyrimi i mbetur5 200,00 €

Regjistroni një pagesë të pjesshme për këstin e tretë dhe shikoni detyrimin e mbetur.

Dy profesioniste që diskutojnë një aplikim në një tavolinë pune

Llogaritjet ndjekin kushtet e përcaktuara të produktit. Modelet e vlerësimit të riskut dhe vendimet automatike kërkojnë validim, kontrolle dhe shqyrtim sipas kontekstit.

Huadhënia P2P trajtohet si projekt më vete, sipas modelit të operimit dhe kërkesave përkatëse.

INSURTECH

Procese më të lidhura për siguruesit dhe ndërmjetësit.

Lidhim ofertat, policat dhe dëmet në një rrjedhë të vetme, të integruar me sistemet e siguruesve.

  • Kërkesa për oferta
  • Krahasim produktesh, kur ka burime të autorizuara
  • Administrim policash
  • Rinovime
  • Dokumente
  • Raportim dëmesh
  • Ngarkim provash
  • Shqyrtim dhe vendime të autorizuara
  • Njoftime
  • Integrime me sistemet e siguruesve

Lëshimi i policave dhe vendimet për dëmet mbeten te siguruesi ose personi i autorizuar, përmes integrimeve përkatëse.

Polica P-7781 · Sigurim pasuriePamje ilustruese

Rinovim: 12.11

  1. 1RaportuarDëm i raportuar nga klienti përmes aplikacionit
  2. 2Prova të ngarkuara
  3. 3Në shqyrtim
  4. 4Vendim i autorizuar
  5. 5Pagesë

Kaloni nëpër hapat e një dëmi, nga raportimi te vendimi i autorizuar.

KYC, AML DHE REGTECH

Verifikime të integruara. Vendime të dokumentuara.

Integrojmë ofrues të specializuar verifikimi dhe ndërtojmë procesin përreth: rastet, shqyrtimin dhe arsyet e vendimeve.

Rasti KYC-204 · Klient biznes demoPamje ilustruese

Rezultati teknik

  • DokumentiI lexueshëm
  • Selfie / livenessKaloi
  • Regjistri i biznesitPërputhet

Sinjalizimi

Përputhje e mundshme emri në një listë

Kërkon shqyrtim nga një person

Vendimi

Në pritje të shqyrtimit

Shqyrtoni sinjalizimin dhe merrni një vendim me arsye.

  • Verifikim identiteti me ofrues të specializuar
  • Kontroll dokumentesh
  • Verifikim selfie / liveness, kur ofrohet
  • Verifikim biznesi dhe të dhënash pronësie
  • Kontrole ndaj listave përmes burimeve të autorizuara
  • Menaxhim rastesh
  • Shqyrtim manual
  • Arsye vendimi
  • Historik dhe eksport

Tri hapa që nuk ngatërrohen

  1. 01Rezultati teknikÇfarë raportoi ofruesi i verifikimit.
  2. 02SinjalizimiÇfarë kërkon shikim nga një person.
  3. 03VendimiPranimi i klientit nga personi përgjegjës, me arsye.

Një përputhje në listë nuk është automatikisht shkelje: shqyrtohet dhe vendimi dokumentohet.

Integrimi i një API-je nuk mjafton për përputhshmërinë AML. Ruajtja e dokumenteve dhe të dhënave biometrike projektohet sipas nevojës, riskut dhe kërkesave të projektit.

EMBEDDED FINANCE

Shërbime financiare brenda produktit tuaj.

Lidhim platformën tuaj me ofrues financiarë, që përdoruesit të kryejnë veprime brenda një përvoje të integruar.

Shembuj

  • Pagesa brenda platformës
  • Abonime
  • Pagesa për marketplace
  • Shpërndarje fondesh, kur mbështetet nga ofruesi
  • Financim përmes partnerit
  • Oferta sigurimi nga ofrues të autorizuar
Terminal pagese pa kontakt mbi tavolinën e një restoranti

Kush për çfarë përgjigjet

  • Platforma juaj

    • Produkti dhe përvoja
    • Marrëdhënia me përdoruesit
    • Marrëveshjet tregtare
  • ENOR si zhvillues

    • Arkitektura dhe kodi
    • Integrimet teknike
    • Testimi dhe mirëmbajtja
  • Ofruesi financiar

    • Shërbimi i rregulluar
    • Licencat dhe mbajtja e fondeve
    • Kontrollet e veta
  • Përdoruesi

    • Të dhënat e sakta
    • Pëlqimet dhe autorizimet
    • Përdorimi sipas kushteve

Integrimi teknik nuk zëvendëson licencimin apo marrëveshjet tregtare me ofruesin financiar.

AI DHE ANALIZA FINANCIARE

Të dhëna më të dobishme për ekipin tuaj.

Përdorim AI për punë që marrin kohë dhe e lëmë vendimin te njerëzit kur ndikimi është i rëndësishëm.

  • Nxjerrje të dhënash nga dokumentet
  • Klasifikim transaksionesh
  • Sugjerime për rakordim
  • Përmbledhje raportesh
  • Zbulim anomalish për shqyrtim
  • Kërkim në dokumentacion të autorizuar
  • Asistentë për procese administrative
  • Parashikime operative, kur të dhënat e mbështesin

Si e bëjmë të besueshme

  • Vlerësim i cilësisë së të dhënave
  • Matje e saktësisë
  • Trajtim i sinjalizimeve të gabuara
  • Rishikim njerëzor për vendime me ndikim
  • Kontroll i aksesit te burimet
  • Monitorim i performancës dhe kostos
Zhvillim Software me Inteligjencë Artificiale
Sinjalizime për shqyrtimPamje ilustruese

AI sinjalizon; vendimin e merr stafi. Asnjë fond nuk lëvizet automatikisht.

  • PAY-2077Shumë e pazakontë për këtë klient420,00 €Për shqyrtim
  • Llogaria U-3185 tentativa të dështuara brenda 10 min—Për shqyrtim
  • PAY-2081E mundshme pagesë e dyfishtë64,50 €Për shqyrtim

Shqyrtoni sinjalizimet: shënoni një si normale ose eskalojeni.

AI nuk lëviz fonde dhe nuk miraton veprime të ndjeshme pa autorizime dhe kufij të përcaktuar.

Sinjalizimet ndihmojnë ekipin të gjejë rastet për shqyrtim; nuk parashikojnë tregun dhe nuk zëvendësojnë kontrollet.

INVESTIME DHE ASETE DIGJITALE

Platforma për portofola dhe asete digjitale.

Kur produkti e kërkon, ndërtojmë panele dhe integrime për portofola, me burim dhe kohë të qartë për çdo çmim.

  • Panele portofoli
  • Integrime me të dhëna tregu të licencuara
  • Historik transaksionesh
  • Raportim pozicionesh dhe vlerësimesh
  • Integrime me ofrues të autorizuar
  • Blockchain dhe smart contracts për raste të arsyetuara
  • Ndërfaqe për asete digjitale sipas modelit të projektit
Pamje ilustruese
PozicioniSasiaÇmimiBurimi i çmimit
Aset A1241,20 €Ofrues të dhënash · 10:30
Aset B3118,00 €Ofrues të dhënash · 10:30
Vlerësim i parealizuar
+84,00 €
Fitim i realizuar
0,00 €

Vlerësimi i një pozicioni nuk është fitim i realizuar. Wallet-et custodial dhe non-custodial kanë kërkesa të ndryshme.

Exchange, custody dhe këshillimi automatik kërkojnë analizë të posaçme dhe nuk janë funksione standarde. Blockchain nuk është kusht për sigurinë.

SIGURIA

Siguria ndërtohet në çdo shtresë.

Masat përcaktohen sipas projektit dhe riskut, nga identiteti i përdoruesit te mënyra si ruhen dhe monitorohen të dhënat.

  • Kontroll aksesesh dhe privilegj minimal
  • Autentikim me shumë faktorë
  • Autorizim për çdo veprim të ndjeshëm
  • Ndarje detyrash
  • Miratim nga dy persona kur kërkohet
  • Enkriptim gjatë transmetimit dhe ruajtjes
  • Menaxhim çelësash dhe kredencialesh
  • Kufizim kërkesash dhe mbrojtje nga abuzimi
  • Regjistra auditimi të mbrojtur
  • Monitorim
  • Kopje rezervë dhe prova rikthimi
  • Menaxhim incidentesh
  • Testim sigurie sipas fushës së projektit

Numrat e kartave, kodet e sigurisë, çelësat dhe dokumentet e identitetit nuk shkruhen në log.

Për pagesat me kartë favorizojmë komponentët e ofruesit dhe tokenizimin, me fushë përgjegjësie të përcaktuar qartë.

KËRKESAT RREGULLATORE

Zhvillim i orientuar nga kërkesat e projektit dhe tregut.

Kërkesat ndryshojnë sipas shërbimit, vendit ku ofrohet, rolit të kompanisë dhe partnerëve të përfshirë. Gjatë analizës përcaktojmë kontrollet teknike, integrimet dhe dokumentacionin që projekti duhet të mbështesë.

Certifikimet e ofruesve nuk transferohen automatikisht te produkti juaj apo te ENOR. Zbatueshmëria e çdo kërkese vlerësohet për projektin konkret.

  • PCI DSSStandard i industrisëStandard sigurie për të dhënat e kartave, për subjektet që i ruajnë, përpunojnë ose transmetojnë.
  • GDPRRregullore e BE-sëMbrojtja e të dhënave personale, kur shërbimi lidhet me përdorues në BE.
  • PSD2Direktivë e BE-sëShërbimet e pagesave, p.sh. autentikimi i fortë dhe aksesi në llogari përmes ofruesve të autorizuar.
  • KYC / AMLDetyrime ligjoreNjohja e klientit dhe parandalimi i pastrimit të parave, për subjektet që kanë këtë detyrim.

PERFORMANCA DHE BESUESHMËRIA

Përgatitur për ngarkesë dhe për rastet kur një shërbim dështon.

Arkitektura zgjidhet sipas nevojës reale. Rëndësi ka që sistemi të dijë çfarë të bëjë kur një përgjigje vonohet ose humbet.

  • Testim sipas volumit të pritshëm
  • Radhë për përpunim asinkron
  • Riprovime të kontrolluara
  • Idempotencë
  • Menaxhim i konkurrencës
  • Kufij dhe timeout
  • Monitorim i vonesave dhe gabimeve
  • Rikuperim dhe rakordim
  • Status i qartë kur rezultati ende nuk dihet
Kërkesa te ofruesiPamje ilustruese
  1. Kërkesa te ofruesi
  2. Timeout pas 10 s
  3. Status i papërcaktuar
  4. Kontroll me të njëjtin çelës
  5. Konfirmuar: e arkëtuar

Gjatë pasigurisë klienti sheh “Pagesa po verifikohet”, jo “Dështoi”.

Simuloni një timeout dhe shikoni si zgjidhet statusi i papërcaktuar.

Një timeout nuk e shënon transaksionin si të dështuar përfundimisht: statusi kontrollohet përsëri te ofruesi.

Kapaciteti dhe nivelet e shërbimit përcaktohen pas matjeve dhe me marrëveshje.

WHITE-LABEL DHE MULTI-TENANT

Platforma juaj. Identiteti juaj. Kontroll i ndarë.

E njëjta platformë mund të shërbejë disa marka ose organizata, me pamje, konfigurime dhe të dhëna të ndara.

  • Logo dhe ngjyra
  • Domain i personalizuar
  • Aplikacion me identitetin e markës
  • Gjuhë dhe monedha
  • Konfigurime sipas biznesit
  • Role për administratorë dhe partnerë
  • Izolim i të dhënave
  • Raportim sipas organizatës

Tri shtresa të ndryshme

  1. 01Personalizim vizualPamja e markës: logo, ngjyra, domain.
  2. 02Izolim teknikTë dhënat ndahen në server; një filtër në frontend nuk mjafton.
  3. 03Ndarje financiareFondet dhe licencat i përkasin operatorit përkatës.

White-label nuk transferon licencat financiare nga një operator te tjetri.

AMarka A

Bilanci

120,00 €

Paguaj

Portofoli

Pamje ilustruese

Organizatatenant_a

Të dhënat filtrohen në server sipas organizatës

I njëjti kod, konfigurime të ndara

Ndërroni markën: pamja ndryshon, ndërsa të dhënat mbeten të ndara sipas organizatës.

MODERNIZIMI I SISTEMEVE

Përmirësoni platformën pa humbur kontrollin mbi historikun.

Modernizojmë hap pas hapi dhe verifikojmë bilancet dhe transaksionet përpara dhe pas çdo kalimi.

  • Audit i sistemit ekzistues
  • Identifikim i burimeve të të dhënave
  • Integrime graduale
  • Migrime prove
  • Kontroll i bilanceve dhe transaksioneve
  • Rakordim përpara dhe pas migrimit
  • Pilotim
  • Plan rikthimi
  • Dokumentacion dhe trajnim

Referencat historike ruhen dhe lidhjet mes pagesave, dokumenteve dhe veprimeve nuk humbasin. Ndërprerjet e mundshme vlerësohen përpara kalimit.

Rakordimi i migrimit provëPamje ilustruese
  1. 01Audit
  2. 02Burimet e të dhënave
  3. 03Integrime graduale
  4. 04Migrim provë
  5. 05Rakordim i bilanceve
  6. 06Pilot
  7. 07Kalim përfundimtar
Të dhënatBurimiMigruar
Llogari8 2148 214
Transaksione412 380412 380
Bilance që përputhen8 2148 211

3 bilance me diferencë → në shqyrtim para kalimit

Plani i rikthimit: gati

PROCESI I ZHVILLIMIT

Nga modeli i biznesitte një platformë e testuar.

Fazat dhe afatet përcaktohen pasi njohim fushën e projektit, partnerët dhe integrimet.

01

Analiza

Kuptojmë produktin, përdoruesit, flukset e fondeve dhe sistemet e përfshira.

02

Fusha dhe përgjegjësitë

Përcaktojmë funksionet, partnerët, kërkesat dhe kriteret e pranimit.

03

Arkitektura dhe UX/UI

Projektojmë strukturën teknike, modelin e të dhënave dhe përvojën e përdoruesit.

04

Zhvillimi

Ndërtojmë me faza dhe demonstrime të rregullta.

05

Integrimi dhe testimi

Verifikojmë logjikën financiare, autorizimet dhe komunikimin me ofruesit.

06

Pilotimi dhe lançimi

Kalojmë në prodhim me plan, kontrolle dhe monitorim.

07

Mirëmbajtja

Trajtojmë përditësimet, problemet dhe zgjerimet sipas marrëveshjes.

Çfarë produkti financiar po ndërtoni?

Diskutoni me ENOR
Kalimi në prodhim bëhet me plan, kontrolle dhe monitorim.

SKENARË TESTIMI

Testojmë edhe atë që ndodh pas një gabimi.

Testet kontrollojnë rezultatin financiar dhe autorizimet, jo vetëm pamjen e ndërfaqes.

  • 01Përdoruesi klikon dy herë “Paguaj”.Rezultati i pritshëm: Krijohet vetëm një pagesë falë çelësit të idempotencës.
  • 02Webhook-u mbërrin disa herë.Rezultati i pritshëm: Ngjarja përpunohet një herë; përsëritjet konfirmohen pa efekt.
  • 03Ngjarjet vijnë jashtë rendit.Rezultati i pritshëm: Statusi ndjek vetëm kalimet e lejuara dhe nuk kthehet pas.
  • 04Shuma ose monedha nuk përputhet.Rezultati i pritshëm: Pagesa nuk shënohet e kryer dhe hapet një rast për shqyrtim.
  • 05Pagesa kryhet, por konfirmimi vonohet.Rezultati i pritshëm: Statusi mbetet në pritje dhe kontrollohet te ofruesi.
  • 06Një rimbursim është i pjesshëm.Rezultati i pritshëm: Shuma neto dhe bilancet përditësohen saktë, pa e mbyllur pagesën.
  • 07Dy kërkesa tentojnë të përdorin të njëjtin bilanc.Rezultati i pritshëm: Vetëm njëra kalon; tjetra refuzohet pa e çuar bilancin nën zero.
  • 08Ofruesi është përkohësisht jashtë shërbimit.Rezultati i pritshëm: Kërkesat vendosen në radhë ose shfaqet status i qartë, pa dyfishim.
  • 09Përdoruesi tenton të shohë transaksionet e një kompanie tjetër.Rezultati i pritshëm: Serveri e refuzon kërkesën dhe tentativa regjistrohet.
  • 10Migrimi duhet të ruajë bilancet dhe historikun.Rezultati i pritshëm: Bilancet rakordohen me lëvizjet përpara dhe pas kalimit.

PSE ENOR

Një partner zhvillimi për procese që kërkojnë saktësi.

  • Analizë e logjikës së biznesitKuptojmë flukset e fondeve përpara se të shkruajmë kod.
  • Integrime të dokumentuaraÇdo lidhje me ofruesit ka rregulla, gabime dhe rakordim të përcaktuar.
  • Gjurmueshmëri e veprimeveKush bëri çfarë dhe kur, për çdo veprim të rëndësishëm.
  • Ndërfaqe të qartaPër klientët, ekipet operative dhe administratorët.
  • Testim i rasteve kritikePagesa të dyfishta, ngjarje të vonuara dhe dështime ofruesish.
  • Mbështetje dhe zhvillim i vazhdueshëmPërditësime dhe zgjerime sipas marrëveshjes.
Ekip që shqyrton një platformë në laptop

PYETJE TË SHPESHTA

Pyetje të shpeshta.

Le ta kthejmë idenë tuaj FinTech në një plan konkret.

Na tregoni çfarë dëshironi të ndërtoni ose përmirësoni. Përcaktojmë funksionet, integrimet dhe fazat e zhvillimit.


Mos përfshini të dhëna karte, kredenciale apo dokumente identiteti në këtë formular.

Çfarë thonë klientët tanë

5.0
A
Arben Hoxha, CEO

Kompani Logjistike (shembull)

“Shpjegojnë koncepte teknike komplekse në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për ekipin tonë.”