Rishikim i kodit
Shqyrtojmë pjesët kritike të kodit për gabime që mund të ekspozojnë të dhënat ose të lejojnë veprime të paautorizuara.
SIGURI E APLIKACIONEVE
Mbroni aplikacionet dhe të dhënat e biznesit tuaj. Në ENOR, identifikojmë dobësitë përmes rishikimit të kodit dhe testimit, ju ndihmojmë t’i zgjidhni dhe verifikojmë përmirësimet.
KUR KA NEVOJË APLIKACIONI PËR NJË KONTROLL?
Funksionimi i përditshëm nuk tregon gjithmonë nëse një aplikacion është i sigurt. Ndryshimet në kod, integrimet dhe mënyra si jepen akseset mund të krijojnë dobësi që mbeten të padukshme.
Nëse dyshoni për një incident aktiv, fillimisht përcaktojmë së bashku nëse kërkohet reagim i specializuar ndaj incidentit, përpara çdo vlerësimi.
ÇFARË KONTROLLOJMË
Shqyrtojmë pjesët kritike të kodit për gabime që mund të ekspozojnë të dhënat ose të lejojnë veprime të paautorizuara.
Kontrollojmë hyrjen në sistem, menaxhimin e sesioneve dhe kufizimet sipas roleve e lejeve.
Vlerësojmë nëse API-të kontrollojnë siç duhet identitetin, të dhënat hyrëse dhe aksesin te informacioni.
Shqyrtojmë si ruhen, transmetohen dhe shfaqen të dhënat, përfshirë informacionin që mund të ekspozohet në log-e ose mesazhe gabimi.
Identifikojmë komponentë të vjetëruar dhe konfigurime të aplikacionit që mund të krijojnë ekspozim të panevojshëm.
Testojmë skenarë të dakordësuar për të verifikuar dobësi dhe ndikimin e tyre brenda kufijve të autorizuar.
Fusha e kontrollit përcaktohet sipas aplikacionit, aksesit të disponueshëm dhe objektivave të projektit.
SIGURIA NË KONTEKSTIN E BIZNESIT
Procesi i biznesit
Klienti hyn dhe shikon faturat, dokumentet dhe porositë e veta.
Rreziku që vlerësohet
Akses te informacioni i një llogarie tjetër.
Kontrolli që duhet verifikuar
Çdo kërkesë verifikon që dokumenti i përket llogarisë së përdoruesit.
Shembuj ilustrues.
SI E PËRCAKTOJMË FUSHËN E PUNËS
Përpara testimit, dakordësojmë së bashku elementët që e bëjnë vlerësimin të sigurt dhe të dobishëm.
Kur është e mundur, punojmë në mjedis testimi. Testimi në prodhim dakordësohet veçmas, me masa për të kufizuar ndikimin.
RAPORTIM QË JU NDIHMON TË VEPRONI
Rezultatet i organizojmë sipas rëndësisë teknike dhe ndikimit të mundshëm në biznes, që ekipi juaj të kuptojë çfarë duhet trajtuar fillimisht.
Raport vlerësimi sigurie
Raport ilustruesPasqyrë e shkurtër e gjendjes, rreziqeve kryesore dhe hapave të rekomanduar.
Çfarë u përfshi në vlerësim, në cilin mjedis dhe çfarë mbeti jashtë.
Përshkrim i qartë i çdo gjetjeje dhe modulit ose funksionit ku shfaqet.
Evidenca të mjaftueshme për verifikim, të trajtuara me kujdes dhe pa të dhëna të ndjeshme.
Çfarë mund të ndodhë në biznes nëse gjetja nuk trajtohet.
Çfarë trajtohet fillimisht dhe si mund të zgjidhet.
Gjendja e gjetjeve pas përmirësimeve, kur ritestimi përfshihet.
NGA GJETJET TE PËRMIRËSIMET
Përcaktojmë çfarë kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe çfarë planifikohet në vazhdim.
Ndihmojmë me ndryshimet në kod, akses, konfigurime ose varësi, sipas fushës së dakordësuar.
Kontrollojmë nëse ndërhyrjet e adresojnë gjetjen dhe nëse ndikojnë te funksionimi ekzistues.
Përditësojmë statuset dhe evidentojmë çfarë mbetet për t’u trajtuar.
Zbatimi i përmirësimeve dhe ritestimi përfshihen sipas marrëveshjes së projektit, jo automatikisht në çdo vlerësim.
SIGURI GJATË ZHVILLIMIT
Kontrollet e sigurisë mund të përfshihen që gjatë zhvillimit, që problemet të kapen kur janë më të lehta për t’u zgjidhur.
Kontrollet automatike e plotësojnë, por nuk e zëvendësojnë shqyrtimin nga njerëz me përvojë.
BESIM PA PREMTIME ABSOLUTE
Një vlerësim pasqyron aplikacionin dhe fushën e testuar në një moment të caktuar. Funksionet e reja, ndryshimet në konfigurim dhe përditësimet mund të sjellin rreziqe të reja. Prandaj, kontrollet dhe mirëmbajtja duhet të ecin bashkë me zhvillimin e produktit.
PROCESI YNË
Çdo fazë mbyllet me një dorëzim të qartë.
Proceset, përdoruesit dhe të dhënat me rëndësi.
Objektivat, akseset dhe kufijtë e testimit.
Rishikim dhe testim sipas planit.
Shqyrtim i rezultateve për të reduktuar alarmet e pasakta.
Shpjegojmë ndikimin dhe rekomandimet.
Bashkëpunojmë me ekipin përgjegjës për zgjidhjet e dakordësuara.
Verifikojmë ndryshimet dhe hapat e ardhshëm.
PYETJE TË SHPESHTA
Shërbime të lidhura
Zhvillim Software
Software i ndërtuar sipas proceseve tuaja.
Zhvillim & Integrim API
API të sigurta dhe të dokumentuara.
Software Enterprise
Sisteme që lidhin proceset dhe departamentet.
Modernizim i Aplikacioneve
Përmirësim i software-it ekzistues me faza.
Suport Teknik & Mirëmbajtje Software
Mirëmbajtje dhe përditësime pas lançimit.
Na tregoni çfarë aplikacioni përdorni dhe çfarë dëshironi të kontrolloni. Së bashku përcaktojmë hapin e parë. Mos shkruani fjalëkalime, kredenciale, çelësa API ose informacion konfidencial në këtë formular.
Kompani Logjistike (shembull)
“Shpjegojnë koncepte teknike komplekse në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për ekipin tonë.”