MOBILE APP DEVELOPMENT

Zhvillim Aplikacionesh
Mobile për iOS & Android

Nga ideja te një aplikacion i publikuar dhe gati për përdoruesit tuaj.

ENOR projekton dhe zhvillon aplikacione mobile të plota — UX/UI, iOS, Android, Cross-platform, Backend & API, integrime, publikim dhe zhvillim të vazhdueshëm.

MOBILE FIRST

Klientët tuaj janë në mobile. A është edhe biznesi juaj?

Smartfoni është bërë pjesë e përditshme e mënyrës si njerëzit kërkojnë, rezervojnë, blejnë, paguajnë dhe komunikojnë me bizneset. Një aplikacion mobile ju jep mundësinë të jeni pranë klientëve pikërisht aty ku ata kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre.

Në ENOR Technologies, ndërtojmë aplikacione mobile që shkojnë përtej një ndërfaqeje të bukur. Krijojmë produkte të shpejta, intuitive dhe të lidhura me proceset reale të biznesit — nga rezervimet dhe pagesat, te njoftimet, shërbimet online dhe eksperiencat e personalizuara për çdo përdorues.

Qëllimi nuk është thjesht të keni një aplikacion. Është t'u jepni klientëve një mënyrë më të shpejtë dhe më të thjeshtë për të zgjedhur, përdorur dhe për t'u rikthyer te biznesi juaj.

PSE APLIKACION MOBILE?

Pse biznesi juaj mund të ketë nevojë për një aplikacion mobile?

Një aplikacion mobile nuk është thjesht një kanal tjetër digjital. Është një mënyrë për ta vendosur biznesin tuaj drejtpërdrejt në telefonin e klientit — aty ku mund të rezervojë, blejë, paguajë, komunikojë apo përdorë shërbimet tuaja në çdo moment.

Një aplikacion i ndërtuar mirë mund të thjeshtojë mënyrën si klientët ndërveprojnë me biznesin tuaj dhe, njëkohësisht, të automatizojë procese që sot kërkojnë telefonata, mesazhe apo ndërhyrje manuale. Rezervime, pagesa, porosi, njoftime, programe besnikërie, GPS, dokumente apo shërbime të personalizuara mund të bashkohen në një eksperiencë të vetme.

Por jo çdo biznes ka nevojë për të njëjtin aplikacion. Prandaj në ENOR Technologies nuk fillojmë me teknologjinë — fillojmë me atë që dëshironi të arrini. Më pas përcaktojmë nëse zgjidhja e duhur është një aplikacion iOS, Android, cross-platform apo një kombinim me web platform, backend dhe sistemet ekzistuese të biznesit.

Ju na tregoni çfarë duhet të bëjë aplikacioni. Ne përcaktojmë mënyrën më të mirë për ta kthyer në një produkt real.

ENOR mobile apps — AlbMove, TIA Taxi, Akomoda me push notifications, pagesa, integrime

Çfarë ofrojmë

Në ENOR Technologies ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh për zhvillimin e aplikacioneve mobile, të projektuara për të përmbushur nevojat unike të biznesit tuaj. Qofshi duke krijuar një aplikacion krejtësisht të ri, apo duke modernizuar një ekzistues, ne ofrojmë zgjidhje të shkallëzueshme, të sigurta dhe të orientuara nga përdoruesi.

Ekspertiza jonë mbulon të gjithë procesin — nga koncepti fillestar dhe UX/UI, deri te zhvillimi i aplikacionit, backend-i, integrimet, publikimi në App Store & Google Play dhe mbështetja pas publikimit. Duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe duke ndjekur praktikat më të mira të industrisë, ju dorëzojmë aplikacione mobile të fuqishme, fleksibël dhe të adaptueshme ndaj ndryshimeve të tregut.

SHËRBIMET TONA

Shërbime për Zhvillimin e Aplikacioneve Mobile

Nga zhvillimi i aplikacionit mobile për iOS dhe Android te Cross-Platform, Backend & API, MVP dhe modernizimi i aplikacioneve ekzistuese — ofrojmë të gjithë ekspertizën e nevojshme për ta kthyer një ide në një produkt mobile të plotë.

REKOMANDUAR

Zhvillim Aplikacioni Mobile Cross-Platform

Një kod, dy platforma — iOS dhe Android.

Me React Native dhe Flutter zhvillojmë aplikacione moderne që funksionojnë në të dy platformat, duke reduktuar kohën dhe koston e zhvillimit, pa bërë kompromis me cilësinë e përvojës së përdoruesit.

  • Një bazë e përbashkët kodi
  • Kosto dhe kohë më e ulët
  • Performancë si aplikacion native
Më shumë

Zhvillim Aplikacioni Mobile iOS

Eksperiencë më e mirë për përdoruesit e Apple.

Zhvillojmë aplikacione native për iPhone dhe iPad me Swift, duke shfrytëzuar mundësitë e ekosistemit Apple dhe duke ndjekur standardet më të larta të dizajnit dhe sigurisë.

  • Performancë maksimale
  • Integrim me Apple Pay, Face ID etj.
  • Gati për App Store
Më shumë

Zhvillim Aplikacioni Mobile Android

Aplikacione të fuqishme për çdo pajisje Android.

Me Kotlin dhe teknologjitë më të fundit të Android, ndërtojmë aplikacione të shpejta, të qëndrueshme dhe të optimizuara për smartphone, tablet dhe pajisje të tjera Android.

  • Integrim me Google Maps, Google Pay
  • Performancë dhe stabilitet i lartë
  • Të shkallëzueshme dhe të mirëmbajtshme
Më shumë

Zhvillim Aplikacioni Mobile me Unity

Eksperienca interaktive 2D/3D për çdo industri.

Me Unity zhvillojmë lojëra mobile, simulime, trajnime interaktive dhe aplikacione me grafikë 2D/3D që ofrojnë një përvojë unike dhe të paharrueshme për përdoruesit.

  • Lojëra dhe aplikacione interaktive
  • Simulime dhe trajnime
  • Performancë e lartë në të gjitha pajisjet
Më shumë

Modernizim i Aplikacionit Mobile

Aplikacioni juaj ekziston. Ne e çojmë në nivelin tjetër.

Modernizojmë aplikacionet e vjetruara duke përmirësuar dizajnin, performancën, sigurinë dhe integrimet, pa pasur gjithmonë nevojë t'i rindërtojmë nga zero.

  • Përmirësim i UX/UI
  • Migrim në teknologji moderne
  • Integrime me cloud dhe API
Më shumë

Zhvillim Backend & API për Aplikacion Mobile

Infrastruktura që e bën aplikacionin të funksionojë.

Ndërtojmë backend të sigurt, të shkallëzueshëm dhe efikas, duke menaxhuar të dhënat, API-të, autentikimin, pagesat dhe integrimet me sisteme të tjera.

  • API të personalizuara
  • Databaza dhe cloud
  • Siguri dhe performancë
Më shumë

Zhvillim MVP për Aplikacion Mobile

Nga ideja te versioni i parë në duart e përdoruesve.

Ju ndihmojmë të validoni idenë tuaj me një produkt minimal funksional (MVP), që mund të testohet në treg dhe të zgjerohet më tej bazuar në feedback-un real të përdoruesve.

  • Planifikim dhe strategji
  • Zhvillim i shpejtë i MVP
  • Gati për publikim në App Store & Play Store
Më shumë

Konsulencë për Zhvillimin e Aplikacionit Mobile

Zgjidhja e duhur, para se të filloni zhvillimin.

Ju ndihmojmë të përcaktoni strategjinë, teknologjinë dhe funksionalitetet e duhura për aplikacionin tuaj, duke u bazuar në kërkesat e biznesit dhe nevojat e përdoruesve.

  • Analizë dhe planifikim
  • Zgjedhja e teknologjisë së duhur
  • Mbështetje gjatë gjithë procesit
Më shumë

Zhvillim Aplikacioni Mobile Enterprise

Për kompani me sisteme, role dhe kërkesa sigurie serioze.

Aplikacione enterprise që integrohen me ERP, CRM dhe sistemet ekzistuese, me SSO, MDM, kriptim, RBAC dhe punë offline — për ekipe në terren, staf të brendshëm dhe procese biznesi kritike.

  • SSO / SAML / Azure AD
  • Integrime me SAP, Oracle, Dynamics
  • Offline sync i sigurt
Më shumë

PROJEKTE MOBILE

Aplikacione të ndërtuara për përdorim real.

EV Charging Platform

AlbMove

Një platformë e plotë për karikimin e makinave elektrike — nga gjetja e stacioneve në hartë, te fillimi i sesionit me QR, wallet dhe ndjekja e karikimit në kohë reale.

  • Harta e stacioneve
  • QR start
  • Wallet
  • Live charging
  • Historik & faturime
  • Push notifications
Shiko projektin
React NativeFastAPIPostgreSQLStripeMaps
Charging
72% · 18 min left
Wallet
€ 42.30
ALBMOVE
EV Charging
Nearest station
Tirana · Blloku
150 kW · 3 available
FAST
Start Charging
TIA · TAXI
Book a ride
Where to?
Rinas Airport
You
Standard
1.200 Lek · 12 min
Book
Comfort · 1.600 Lek
Mobility Platform

TIA Taxi

Rezervimi i udhëtimit, vendndodhja në kohë reale dhe procesi i transportit të lidhur në një aplikacion të vetëm.

  • Live tracking
  • Rezervim udhëtimi
  • Pagesa
  • Historik dhe faturime
Shiko projektin
AKOMODA
Discover Stays
Tonight in
Saranda · 2 nights
Blue Bay Hotel
Deluxe · Sea view
★ 4.9
Per night
€ 89
Reserve
Hospitality Technology

Akomoda

Ekosistem digjital për hospitality ku eksperienca mobile lidhet me rezervimet, klientët dhe operacionet e hotelit.

  • Rezervime hoteli
  • Menaxhim mysafirësh
  • Pagesa online
  • Operacione hoteli
Shiko projektin

APLIKACIONE PËR INDUSTRINË TUAJ

Çfarë aplikacioni dëshironi të ndërtoni?

Transport & Mobility

Aplikacione për transportin urban dhe ndërqytetës, menaxhimin e flotave dhe ndjekjen në kohë reale.

Taxi & Ride-hailing
Car Rental
Fleet Management
Driver Apps
GPS & Tracking
Delivery
Navigation
Public Transport
TIA · TAXI
Book a ride
Where to?
Rinas Airport
You
Standard
1.200 Lek · 12 min
Book
Comfort · 1.600 Lek

PAS EKRANIT

Aplikacioni është vetëm pjesa që përdoruesi sheh.

Ne mund të ndërtojmë edhe sistemin që punon pas tij — API, backend, databaza, autentikim, pagesa, integrime dhe infrastrukturë të shkallëzueshme.

Mobile Apps
iOS · Android · Cross-platform
API / Backend
REST · GraphQL · WebSockets
Authentication
OAuth · JWT · Biometrics
Payments
Stripe · Apple Pay · Wallets
Business Logic
Rules · Workflows · Jobs
Real-time
Push · WebSocket · Streams
PostgreSQL
MongoDB
Redis
CRM
ERP
Payment providers
Maps & GPS
External APIs

FULL-SERVICE MOBILE

Një ekip për të gjithë produktin.

Nga strategjia dhe dizajni te development-i, integrimet, testimi, publikimi dhe mirëmbajtja — mbajmë të gjithë ciklin nën një ekip të vetëm.

Strategy & Discovery
Product vision, users, scope.
UX/UI Design
Flows, wireframes, interface.
iOS Development
Swift, SwiftUI, native.
Android Development
Kotlin, Google services.
Cross-platform
React Native, Expo.
Backend Development
APIs, business logic.
Integrations
CRM, ERP, payments, maps.
QA & Testing
Devices, performance, security.
App Store Publishing
App Store & Google Play.
Maintenance
Updates, monitoring, growth.

PROCESI

Nga ideja te aplikacioni live.

01
Discovery
Kuptojmë produktin, përdoruesit dhe objektivat.
02
UX/UI
Flows, wireframes, prototype dhe design system.
03
Development
Mobile app, backend dhe integrimet.
04
Testing
QA në pajisje, performancë dhe siguri.
05
Launch
Publikim në App Store dhe Google Play.
06
Growth
Update, analitikë dhe funksionalitete të reja.

TEKNOLOGJIA

Teknologjitë që përdorim.

Zgjedhim stack-un sipas produktit, jo sipas trendit.

Mobile
React Native
Expo
Swift
SwiftUI
Kotlin
Backend
Python
FastAPI
JS
Node.js
Data
PostgreSQL
MongoDB
Redis
Infrastructure
Docker
Nginx
Linux
Services
Firebase
Google Maps
Apple Services

BUXHETI & BASHKËPUNIMI

Sa kushton zhvillimi
i një aplikacioni?

Nuk ka një çmim universal. Kostoja varet nga ajo që aplikacioni duhet të bëjë, platformat, dizajni, backend-i, integrimet dhe kompleksiteti i funksionaliteteve.

Çmimi ndikohet nga:
Platforma
(iOS / Android)
Integrimet
(3rd-party APIs)
Funksionalitetet
(Scope & features)
Pagesat
(wallet, online payments)
UX/UI Design
(flows, ekrane, prototype)
Real-time funksionalitet
(live tracking, notifications)
Backend & Admin Panel
(API, databazë, roles)
Siguria
(data protection, access control)

Merr një vlerësim për projektin tuaj

Na tregoni disa detaje dhe ju japim një estimim fillestar pa obligim.

1/2
1Çfarë dëshironi të ndërtoni?
2Platforma?
3A nevojitet backend / admin panel?
Të dhënat tuaja janë të sigurta dhe nuk ndahen me palë të treta.

FAQ

Pyetje të shpeshta rreth zhvillimit të aplikacioneve.

Këtu gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme që na bëjnë klientët tanë. Nëse keni një pyetje tjetër, na kontaktoni në çdo kohë.

Nuk e gjeni përgjigjen që kërkoni?
Na kontaktoni dhe bisedojmë për projektin tuaj. Na kontaktoni

Kostoja e zhvillimit të një aplikacioni mobile varet nga kompleksiteti, numri i funksionaliteteve, UX/UI design, platformat iOS dhe Android, backend-i, paneli i administrimit dhe integrimet me sisteme të tjera. Pas analizës së projektit, ENOR mund të përcaktojë scope-in, afatin dhe një vlerësim të kostos së zhvillimit.

Koha e zhvillimit varet nga madhësia dhe kompleksiteti i aplikacionit. Një MVP me funksionalitete bazë kërkon më pak kohë se një platformë mobile me pagesa, GPS, komunikim në kohë reale, backend dhe integrime të shumta. Projekti ndahet në faza të qarta: planifikim, UX/UI, zhvillim, testim dhe publikim.

Kjo varet nga mënyra se si përdoruesit ndërveprojnë me biznesin tuaj. Një aplikacion mobile mund të jetë më i përshtatshëm kur nevojiten njoftime push, GPS, kamera, QR, përdorim i shpeshtë, funksione offline ose një eksperiencë e dedikuar mobile. Për raste të tjera, një website ose web application mund të jetë zgjidhja më praktike.

Po. ENOR zhvillon aplikacione mobile për iOS dhe Android, duke përfshirë zhvillim native dhe cross-platform. Platforma përcaktohet sipas audiencës, funksionaliteteve, buxhetit dhe objektivave afatgjata të produktit.

Aplikacionet native zhvillohen posaçërisht për një platformë, ndërsa zhvillimi cross-platform mundëson përdorimin e një baze të përbashkët kodi për iOS dhe Android. Zgjedhja varet nga kërkesat për performancë, integrimet me pajisjen, kompleksiteti dhe mënyra se si produkti do të zhvillohet në të ardhmen.

Po. Përmes zhvillimit cross-platform (React Native, Expo) mund të ndërtojmë një aplikacion që funksionon si në iOS dhe në Android me një bazë të përbashkët kodi. Kjo redukton kohën dhe koston pa kompromentuar përvojën e përdoruesit.

Po. Në varësi të projektit mund të integrohen pagesa online, wallet, GPS dhe harta, live tracking, QR scanner, kamera, push notifications, autentikim biometrik, komunikim në kohë reale dhe funksionalitete të tjera native të telefonit.

Po, kur projekti e kërkon. Përveç aplikacionit mobile, ENOR mund të zhvillojë backend-in, API-të, databazën, sistemin e autentikimit dhe Admin Panel-in për menaxhimin e përdoruesve, përmbajtjes, porosive, pagesave ose proceseve të tjera të aplikacionit.

Po. Aplikacionet mund të integrohen me CRM, ERP, sisteme rezervimi, payment gateways, harta, sisteme kontabiliteti dhe API të palëve të treta. Mund të zhvillohen gjithashtu API të personalizuara për komunikimin me sistemet ekzistuese të kompanisë.

Po. Mund të kujdesemi për përgatitjen teknike të aplikacionit dhe procesin e publikimit në Apple App Store dhe Google Play, duke përfshirë konfigurimin e build-eve dhe kërkesat teknike të platformave.

Pronësia intelektuale, source code-i, komponentët e zhvilluar posaçërisht dhe mënyra e dorëzimit përcaktohen qartë në kontratën e projektit përpara fillimit të zhvillimit.

Pas publikimit mund të vazhdojmë me mirëmbajtjen e aplikacionit mobile, monitorimin, korrigjimin e problemeve, përditësimet për versionet e reja të iOS dhe Android dhe zhvillimin e funksionaliteteve të reja.

Po. Mund të analizojmë një aplikacion ekzistues, source code-in, backend-in dhe arkitekturën e tij për të përcaktuar nëse është më e përshtatshme të vazhdohet zhvillimi aktual, të modernizohet sistemi apo të rindërtohen pjesë të caktuara.

Keni një ide për një aplikacion mobile?

Na trego më tepër rreth tij.

Pjesën teknike e zgjidhim ne. Nuk keni nevojë për një specifikim teknik të përfunduar — na tregoni idenë, problemin ose procesin që dëshironi të digjitalizoni.

  • Konsultë fillestare falas
    Bisedë e shkurtër për të kuptuar produktin.
  • Analizë e projektit
    Vlerësojmë scope, teknologji, kohë dhe kosto.
  • Qasje e përshtatur
    Propozim konkret bazuar në nevojat tuaja reale.
AL+355