Platforma të brendshme biznesi
Organizoni operacionet, përgjegjësitë dhe informacionin në një aplikacion të përbashkët.
Më shumëZHVILLIM ASP.NET
Ndërtojmë aplikacione web dhe platforma biznesi me ASP.NET që lidhin proceset, organizojnë të dhënat dhe automatizojnë punën. Zgjidhje të dedikuara për mënyrën si funksionon biznesi juaj dhe si synon të rritet.
ÇFARË NDËRTOJMË
Organizoni operacionet, përgjegjësitë dhe informacionin në një aplikacion të përbashkët.
Më shumëOfroni akses të kontrolluar te shërbimet, dokumentet, kërkesat dhe statuset përkatëse.
Menaxhoni marrëdhëniet me klientët dhe proceset e biznesit sipas mënyrës si punon organizata juaj.
Përcaktoni hapat, përgjegjësit dhe kushtet për shqyrtimin e kërkesave e dokumenteve.
Lidhni aplikacione web, mobile dhe sisteme të jashtme përmes logjikës së përbashkët të biznesit.
Më shumëNdërtoni produkte online me llogari organizatash, role dhe funksione sipas shërbimit.
Më shumëSI MUND T’JU NDIHMOJMË
Nga kërkesat dhe projektimi te zhvillimi, testimi dhe publikimi i një sistemi të dedikuar.
Module të reja, integrime dhe përmirësime të proceseve në aplikacionin që përdorni.
Vlerësim dhe përmirësim i sistemeve ekzistuese, me një plan që merr parasysh kodin, të dhënat dhe vazhdimësinë e punës.
Rindërtimi i plotë nuk sugjerohet pa një vlerësim paraprak të sistemit.
PROCESET NË PRAKTIKË
Rolet që marrin pjesë
Çdo kërkesë ndjek rregullat e përcaktuara dhe kalon te personi i duhur, pa email-e dhe tabela të shpërndara.
Shembuj ilustrues.
TEKNOLOGJIA SIPAS KËRKESAVE
Përdorim C# dhe ASP.NET Core për të ndërtuar logjikën e biznesit, API-të dhe aplikacionet web. Strukturën e zgjedhim sipas funksioneve, integrimeve dhe mënyrës si do të mirëmbahet sistemi.
Rregulla biznesi, validim të dhënash dhe komunikim mes aplikacioneve.
Modelim dhe akses në databazë, me mjete si Entity Framework Core kur i përshtaten projektit.
React, Next.js ose teknologji të ekosistemit .NET, sipas përvojës së kërkuar dhe strukturës së aplikacionit.
Përpunim dokumentesh, njoftime dhe sinkronizime që nuk duhet të bllokojnë përdoruesit.
ASP.NET Core funksionon në mjedise të ndryshme, jo vetëm në Windows ose Azure. Arkitektura, përfshirë ndarjen në shërbime, zgjidhet sipas nevojës reale të projektit.
INTEGRIME ME SISTEMET EKZISTUESE
Integrojmë aplikacionet me sistemet përkatëse që proceset të vazhdojnë nga një platformë te tjetra, me më pak transferime manuale dhe më shumë kontroll.
Për integrime me Microsoft 365, Microsoft Entra ID ose shërbime të tjera, realizimi varet nga API-të, lejet dhe licencat e disponueshme.
ROLE, AKSES DHE GJURMUESHMËRI
Kontrollet përcaktohen dhe testohen sipas funksioneve dhe ndjeshmërisë së të dhënave.
Shihni shërbimin Siguri e AplikacioneveProcesi: Kërkesë blerjeje
PERFORMANCË DHE QËNDRUESHMËRI
Përcaktojmë skenarët kryesorë të përdorimit dhe vlerësojmë ku mund të krijohen vonesa ose gabime. Përmirësimet i mbështesim në matje dhe testim.
MODERNIZIM I APLIKACIONEVE .NET
Shqyrtojmë aplikacionin, varësitë dhe proceset që mbështet për të përcaktuar çfarë duhet ruajtur, përmirësuar ose zëvendësuar.
Kalim në një version më të ri të së njëjtës platformë, me kontroll të varësive dhe testim të funksioneve ekzistuese.
Nuk është përditësim automatik. Mund të kërkojë ndryshime në kod, biblioteka, autentikim dhe mënyrën e publikimit, dhe shpesh realizohet me faza.
Ndikimi në punën e përditshme planifikohet dhe kufizohet, por migrimi pa asnjë ndërprerje nuk mund të premtohet për çdo projekt.
PROCESI YNË
Çdo fazë mbyllet me një dorëzim të qartë.
Kuptojmë proceset, përdoruesit dhe sistemet ekzistuese.
Përcaktojmë funksionet, prioritetet dhe fazat e dorëzimit.
Organizojmë arkitekturën, të dhënat dhe përvojën e përdoruesit.
Ndërtojmë funksionet dhe prezantojmë progresin periodikisht.
Verifikojmë proceset, akseset, integrimet dhe skenarët kritikë.
Përgatisim kalimin në përdorim dhe kontrollojmë funksionimin.
Trajtojmë problemet dhe zhvillojmë përmirësimet e dakordësuara.
DORËZIMI DHE VAZHDIMËSIA
Dorëzimet dhe niveli i mbështetjes përcaktohen sipas fushës së dakordësuar të secilit projekt.
PYETJE TË SHPESHTA
Shërbime të lidhura
Zhvillim Software
Software i ndërtuar sipas proceseve tuaja.
Software Enterprise
Sisteme që lidhin proceset dhe departamentet.
Zhvillim & Integrim API
API të sigurta dhe të dokumentuara.
Integrime Software
Lidhje mes sistemeve dhe proceseve.
Siguri e Aplikacioneve
Identifikim dhe zgjidhje e dobësive.
Modernizim i Aplikacioneve
Përmirësim i software-it ekzistues me faza.
Suport Teknik & Mirëmbajtje Software
Mirëmbajtje dhe përditësime pas publikimit.
Na tregoni çfarë dëshironi të ndërtoni ose përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni funksionet, integrimet dhe hapat e zhvillimit. Mos shkruani kredenciale ose të dhëna aksesi në këtë formular.
Kompani Logjistike (shembull)
“Shpjegojnë koncepte teknike komplekse në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për ekipin tonë.”