RESPONSIVE WEB DESIGN

E njëjta markë.Përvojë e menduar për çdo ekran.

Projektojmë mënyrën si website juaj paraqitet dhe përdoret në telefon, tablet dhe desktop. Përshtatim strukturën, navigimin dhe detajet vizuale që informacioni të mbetet i qartë në madhësi të ndryshme ekrani.

Koncept ilustrues
Atelier LineaStudioProjekteShërbimeKontakt

Hapësira që ndjehen si shtëpi.

Projektim interieri për banesa dhe zyra.

Rezervo një konsultë

Shërbime

  • Projektim
  • Mobilim
  • Ndriçim

Projekte të zgjedhura

  • Banesë në Tiranë · 120 m²

  • Zyrë në Durrës · 260 m²

Atelier LineaStudioProjekteShërbimeKontakt

Hapësira që ndjehen si shtëpi.

Projektim interieri për banesa dhe zyra.

Rezervo një konsultë

Shërbime

  • Projektim
  • Mobilim
  • Ndriçim

Projekte të zgjedhura

  • Banesë në Tiranë · 120 m²

  • Zyrë në Durrës · 260 m²

Atelier Linea

Hapësira që ndjehen si shtëpi.

Projektim interieri për banesa dhe zyra.

Rezervo një konsultë

Shërbime

  • Projektim
  • Mobilim
  • Ndriçim

Projekte të zgjedhura

  • Banesë në Tiranë · 120 m²

  • Kolonat
  • Menuja
  • Renditja
  • Madhësia e tekstit
  • Vendosja e CTA
  • Strukturë fleksibël
  • Navigim sipas ekranit
  • Pamje dhe prototipe responsive

ÇFARË ËSHTË DIZAJNI RESPONSIVE

Më shumë se zvogëlimi i një faqeje desktop.

Dizajni responsive përcakton si riorganizohet përmbajtja kur ndryshon hapësira e ekranit. Një kompozim me disa kolona mund të bëhet një rrjedhë vertikale; navigimi ndryshon formë dhe elementet përshtaten për prekje ose përdorim me maus e tastierë.

Në ENOR, i projektojmë këto ndryshime si pjesë të së njëjtës përvojë. Ruajmë identitetin dhe informacionin e rëndësishëm, duke përshtatur mënyrën si prezantohen.

Ky shërbim mbulon projektimin e dizajnit: pamjet, rregullat dhe prototipin. Programimi dhe publikimi i website janë punë e zhvillimit.

Shërbime

  • Projektim

  • Mobilim

  • Ndriçim

Mobile · 1 kolonëKartat njëra pas tjetrës; teksti 15 px.

Shërbime

  • Projektim

  • Mobilim

  • Ndriçim

Tablet · 2 kolonaKarta e tretë kalon në rresht tjetër.

Shërbime

  • Projektim

  • Mobilim

  • Ndriçim

Desktop · 3 kolonaTë gjitha kartat në një rresht; titulli 22 px.

Koncept ilustrues

PROBLEMET QË ADRESOJMË

Kur ekrani ndryshon, përmbajtja duhet të mbetet e përdorshme.

Çdo problem ka një qasje dizajni dhe një seksion ku e shpjegojmë.

  1. Problemi: Tekst i vogël në telefon

    Qasja e dizajnit: Hierarki dhe madhësi të përshtatshme
  2. Problemi: Menu që zë gjithë ekranin

    Qasja e dizajnit: Navigim i organizuar sipas përmbajtjes
  3. Problemi: Butona shumë pranë njëri-tjetrit

    Qasja e dizajnit: Hapësira dhe sipërfaqe ndërveprimi të menduara për prekje
  4. Problemi: Formularë të vështirë

    Qasja e dizajnit: Rrjedhë dhe etiketa të qarta
  5. Problemi: Fotografi që humbasin subjektin

    Qasja e dizajnit: Prerje dhe trajtim sipas kompozimit
  6. Problemi: Përmbajtje që del jashtë ekranit

    Qasja e dizajnit: Riorganizim dhe sjellje të përcaktuar

ÇFARË PËRFSHIN SHËRBIMI

Pamjet dhe rregullat që e bëjnë dizajnin të përshtatshëm.

Numri i faqeve unike dhe varianteve të ekranit përcaktohet në ofertë.

  1. 01

    Vlerësim i dizajnit ekzistues

    Identifikojmë vështirësitë në madhësi të ndryshme.

  2. 02

    Strukturë mobile-first

    Përcaktojmë përparësitë në hapësirë të kufizuar.

  3. 03

    Pamje responsive

    Projektojmë faqet dhe komponentët e përcaktuar.

  4. 04

    Navigim dhe ndërveprime

    Përshtatim menu, formularë dhe kontrolle.

  5. 05

    Prototip dhe rishikim

    Vlerësojmë rrjedhat kryesore.

  6. 06

    Dorëzim për implementim

    Përgatisim skedarët dhe shënimet e sjelljes.

QASJA MOBILE-FIRST

Fillojmë nga përmbajtja që ka më shumë rëndësi.

Në ekran të vogël, çdo vendim mbi renditjen dhe hapësirën bëhet më i dukshëm. Qasja mobile-first na ndihmon të përcaktojmë mesazhin, informacionin dhe veprimet kryesore, përpara se të zgjerojmë kompozimin.

  • Hierarki përmbajtjeje
  • Navigim
  • CTA
  • Formularë
  • Informacion mbështetës
  • Zgjerim drejt ekraneve më të mëdha
Koncept ilustrues
  1. 1Titulli dhe oferta
  2. 2CTA kryesore
  3. 3Shërbimet
  4. 4Projektet
  5. 5Kontakti

Kaloni nga telefoni te desktop-i: renditja sipas përparësisë ruhet, kompozimi zgjerohet.

Mobile-first është mënyrë projektimi. Nuk është e njëjta gjë me mobile-first indexing të Google.

Mobile-first nuk do të thotë të hiqet përmbajtja kryesore nga telefoni; ndryshon renditja dhe paraqitja.

LAYOUT & PIKA PËRSHTATJEJE

Dizajni ndryshon kur e kërkon përmbajtja.

Pikat ku ndryshon kompozimi i vendosim sipas përmbajtjes, jo vetëm sipas emrave të pajisjeve. Për çdo komponent shënojmë sjelljen mes madhësive, jo vetëm tri screenshot-e.

Në shënimet e dizajnit tregojmë

  1. 01Çfarë zgjerohetRrjeti i projekteve dhe fotografia kryesore ndjekin gjerësinë.
  2. 02Çfarë mbetet fikseGjerësia maksimale e tekstit dhe madhësia e butonave.
  3. 03Çfarë kalon në rresht tjetërKartat e shërbimeve kur hapësira nuk mjafton për tri.
  4. 04Kur ndryshon kompozimiKur titulli dhe fotografia nuk kanë më vend krah njëri-tjetrit.
  • Kolona
  • Gjerësi përmbajtjeje
  • Hapësira
  • Renditje
  • Shtrirje elementesh
  • Sjellje e komponentëve
  • Orientim horizontal dhe vertikal

TIPOGRAFIA & PËRMBAJTJA

Lexueshmëri pa humbur identitetin.

Përcaktojmë madhësitë, gjatësinë dhe lartësinë e rreshtit për çdo madhësi ekrani, dhe i provojmë me përmbajtje reale ose përfaqësuese, përfshirë tituj të gjatë dhe gjuhë të tjera.

  • Madhësi dhe hierarki
  • Gjatësi rreshti
  • Lartësi rreshti
  • Hapësira
  • Tituj të gjatë
  • Tekste shumëgjuhëshe
  • Lidhje
  • Lista
  • Informacion dytësor

Nuk e zvogëlojmë tekstin aq sa të bëhet i palexueshëm dhe nuk e shkurtojmë informacionin thelbësor vetëm për arsye estetike.

Koncept ilustrues

Projektim interieri për banesa dhe zyra në Tiranë

Nisim nga mënyra si jetoni dhe punoni, pastaj zgjedhim materialet, mobiljet dhe dritën.

Titulli
26 px
Teksti
15 px
Gjatësia e rreshtit
≈ 40 karaktere

Ndërroni ekranin dhe gjuhën: shihni si thyhet titulli i gjatë dhe si ndryshojnë madhësitë.

IMAZHET & MEDIA

Pamje që ruajnë subjektin dhe kuptimin.

Për çdo vend ku shfaqet një imazh përcaktojmë raportin, prerjen dhe pikën e fokusit, që subjekti të mos humbasë kur ndryshon forma.

  • Raporte imazhi
  • Prerje sipas kompozimit
  • Pikë fokusi
  • Galeri
  • Video
  • Tekst mbi fotografi
  • Hapësirë për titra dhe përshkrime
Koncept ilustrues
Desktop · 16:9
Tablet · 4:3
Telefon · 4:5

Subjekti ruhet

Aktivizoni ose çaktivizoni pikën e fokusit dhe krahasoni prerjet për secilin ekran.

Teksti i rëndësishëm nuk vendoset vetëm brenda imazhit.

Dorëzojmë udhëzime për variantet vizuale dhe asetet; optimizimi teknik i skedarëve dhe i ngarkimit i përket implementimit. Një prototip nuk mat shpejtësinë.

FORMULARËT & KOMPONENTËT

Ndërveprime të qarta, edhe kur hapësira është e kufizuar.

Projektojmë fushat, butonat, filtrat, tabs, accordion dhe dialogët për prekje dhe për tastierë, me gjendjet që i duhen secilit.

  • Fusha
  • Etiketa
  • Udhëzime
  • Zgjedhje
  • Butona
  • Filtra
  • Tabs
  • Accordion
  • Dialogë
  • Mesazhe

Gjendje sipas komponentit

  • Default
  • Focus
  • Active
  • Disabled
  • Loading
  • Error
  • Success
  • Placeholder-i nuk zëvendëson etiketën.
  • Gabimi shfaqet pranë fushës përkatëse.
  • Fusha mbetet e dukshme kur hapet tastiera e telefonit.
  • Shmangim formularët e ngjeshur me shumë kolona.
Koncept ilustrues

Rezervoni një konsultë

Do t’ju kontaktojmë brenda ditës së punës.

Hapni tastierën, dërgoni formularin me fushë bosh dhe shihni ku shfaqet gabimi.

TABELAT & PËRMBAJTJA KOMPLEKSE

Edhe informacioni i dendur ka nevojë për një plan.

Tabelat, katalogët, planet e çmimeve dhe dashboard-et i përshtatim sipas kuptimit të tyre, jo me të njëjtën zgjidhje për të gjitha.

Koncept ilustrues

Plani

Detajet

Pamje unike
3
Variante ekrani
2
Prototip
—
Raunde rishikimi
1

Paketat janë ilustruese, jo çmime.

Ndërroni mënyrën e paraqitjes në telefon: kolona prioritare me detaje ose scroll lokal.

  • Tabela krahasimi
  • Katalogë
  • Filtra
  • Plane çmimesh
  • Dokumente
  • Dashboard
  • Riorganizim
  • Përmbledhje
  • Zgjerim detajesh
  • Scroll lokal kur tabela e kërkon
  • Kolona prioritare

Nuk i kthejmë automatikisht të gjitha tabelat në karta nëse humbet krahasimi.

Kur tabela ka nevojë për scroll horizontal, ai është lokal dhe i dukshëm, jo i gjithë faqes.

RESPONSIVE & AKSESUESHMËRIA

Përshtatja e ekranit është një pjesë e përvojës së aksesueshme.

Gjatë projektimit përcaktojmë rendin, kontrastin, fokusin dhe hapësirat që mbështesin një implementim të aksesueshëm.

  • Rrjedhë logjike përmbajtjeje
  • Kontrast
  • Fokus i dukshëm
  • Kontrole të dallueshme
  • Hapësira për prekje
  • Etiketa
  • Zmadhim teksti
  • Përmbajtje që riorganizohet
  • Alternativa ndaj animacioneve

Statusi nuk tregohet vetëm me ngjyrë

  • Konfirmuar
  • Në pritje
  • Gabim

Mobile-first nuk garanton aksesueshmëri.

Specifikimet e dizajnit mbështesin implementimin e aksesueshëm; përputhshmëria përfundimtare kërkon edhe kodim dhe testim.

DEMONSTRIMI RESPONSIVE

Shihni si ndryshon i njëjti dizajn.

E njëjta përmbajtje, me kompozime të ndryshme. Zgjidhni ekranin ose ndryshoni gjerësinë.

Koncept ilustrues
Atelier LineaStudioProjekteShërbimeKontakt

Hapësira që ndjehen si shtëpi.

Projektim interieri për banesa dhe zyra.

Rezervo një konsultë

Shërbime

  • Projektim
  • Mobilim
  • Ndriçim

Projekte të zgjedhura

  • Banesë në Tiranë · 120 m²

  • Zyrë në Durrës · 260 m²

Desktop: Titulli dhe fotografia krah njëri-tjetrit · 3 kolona

Ky demonstrim tregon një koncept; nuk teston website tuaj dhe nuk është audit.

DORËZIMET

Një dizajn i organizuar për ekipin që do ta implementojë.

Sipas fushës së projektit, dorëzojmë materialet që i duhen ekipit të zhvillimit për të ndjekur sjelljen e projektuar.

  • Skedar burimor
  • Pamje të miratuara
  • Komponentë
  • Variante responsive
  • Prototip
  • Shënime navigimi
  • Sjellje mes madhësive
  • Udhëzime për imazhet
  • Gjendje ndërveprimi
  • Asete për eksport
Dorëzimi · Atelier LineaKoncept ilustrues

Skedari burimor

  • 01 Prioritetet dhe rrjedhat
  • 02 Pamjet mobile
  • 03 Pamjet tablet
  • 04 Pamjet desktop
  • 05 Komponentët dhe gjendjet
  • 06 Prototipi responsive

Materiale për eksport

  • Variante imazhesh sipas raportit
  • Ikona SVG
  • Fontet sipas licencës

Shënim për ekipin e implementimit

  • — Ndërrimi në 2 kolona kur kartat kanë më pak se 280 px.
  • — Menuja kalon në buton kur lidhjet nuk hyjnë në një rresht.
  • — Fotografitë ruajnë pikën e fokusit në çdo prerje.

Tri gjëra të ndryshme

  1. 01DizajniPamjet, rregullat dhe komponentët.
  2. 02PrototipiSimulim i navigimit dhe i rrjedhave kryesore.
  3. 03Website funksionalRezultat i implementimit; nuk përfshihet automatikisht në këtë shërbim.

Implementimi dhe publikimi nuk përfshihen automatikisht. Pronësia, licencat dhe dorëzimi përcaktohen në marrëveshje.

PROCESI

Nga përmbajtjate një sistem pamjesh të lidhura.

Numri i pamjeve dhe i raundeve të rishikimit përcaktohet në ofertë.

01

Brief

Kuptojmë audiencën, faqet dhe objektivat.

02

Vlerësim

Shqyrtojmë dizajnin ekzistues dhe problemet, kur ka.

03

Prioritetet

Përcaktojmë hierarkinë dhe rrjedhat.

04

Projektimi

Krijojmë pamjet dhe komponentët responsive.

05

Prototipi dhe rishikimi

Vlerësojmë përvojën me përmbajtje përfaqësuese.

06

Dorëzimi

Organizojmë skedarët dhe udhëzimet për implementim.

Cilat faqe duhet të përshtaten më mirë?

Diskutoni dizajnin
Kontrolli vizual pas implementimit mund të ofrohet veçmas.

SEO

Si lidhet dizajni responsive me SEO?

Dizajni responsive ndihmon të organizohet e njëjta përmbajtje për madhësi të ndryshme ekrani. Kjo krijon një bazë më të qëndrueshme për përdoruesit dhe për menaxhimin e website.

Google përdor versionin mobile të përmbajtjes për indeksim. Prandaj, gjatë projektimit ruajmë informacionin kryesor dhe lidhjet e nevojshme edhe në pamjet mobile.

Renditja varet nga përmbajtja, implementimi teknik dhe faktorë të tjerë. Dizajni responsive nuk është garanci për pozicionin në rezultatet e kërkimit.

PYETJE TË SHPESHTA

Pyetje të shpeshta.

Le ta mendojmë website tuaj për ekranet ku përdoret.

Na tregoni faqet që dëshironi të projektoni ose të përmirësoni. Përcaktojmë pamjet, komponentët dhe dorëzimet e nevojshme.


Përshkruani faqet dhe problemet që shihni në telefon, tablet ose desktop.

Çfarë thonë klientët tanë

5.0
A
Arben Hoxha, CEO

Kompani Logjistike (shembull)

“Shpjegojnë koncepte teknike komplekse në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për ekipin tonë.”