Analiza e biznesit
Kuptojmë katalogun, klientët, tregjet dhe proceset.
ZHVILLIM SOFTWARE ECOMMERCE
Zhvillojmë platforma eCommerce të dedikuara që bashkojnë përvojën e blerjes me produktet, porositë, pagesat dhe inventarin. Nga portalet B2B te marketplace me disa shitës, ndërtojmë funksionet dhe integrimet që kërkon modeli juaj i biznesit.

Zyrë · Karrige
Karrige Ergo
189 €
Ngjyra
Checkout
Paneli i porosive
1 × Karrige Ergo · Grafit
ECOMMERCE SI SISTEM
Shitja online nuk përfundon me prezantimin e produkteve. Klienti duhet të gjejë atë që kërkon, të kuptojë ofertën dhe të blejë me lehtësi. Ndërkohë, ekipi juaj duhet të menaxhojë porositë, stokun, pagesat dhe dorëzimet me informacion të saktë.
Në ENOR, i zhvillojmë këto pjesë si një sistem të lidhur. Krijojmë platforma për shitje B2C dhe B2B, marketplace me disa shitës dhe zgjidhje eCommerce me funksione të dedikuara.
Qoftë një produkt i ri apo modernizimi i platformës ekzistuese, nisim nga kërkesat tuaja dhe ndërtojmë me faza, duke u dhënë përparësi funksioneve që sjellin vlerë konkrete.
Si lidhen pjesët e platformës
Pamje ilustrueseKlientiPlatforma
Kërkime, shporta dhe porosi
Klikoni sërish të njëjtën pjesë për t’u kthyer te animacioni.
Klikoni një pjesë për të parë përgjegjësinë e saj. Shigjetat tregojnë informacionin që shkëmbehet.
ZGJIDHJET KRYESORE
Çdo model shitjeje ka rregullat e veta. Zgjidhni atë që ju përshtatet dhe shihni si e ndërtojmë.
Katalog, blerje dhe administrim për shitjen te konsumatori.
Çmime, oferta, katalogë dhe kushte sipas klientit.
Platforma me disa shitës, porosi dhe komisione.
Përvoja të personalizuara mbi sisteme tregtare të lidhura përmes API-ve.
Kanale të përshtatura me përdorimin nga telefoni.
Lidhje me sistemet ekzistuese dhe përmirësim gradual i platformës.
DIZAJN ECOMMERCE & UX/UI
Projektojmë përvojën nga navigimi dhe kërkimi te faqja e produktit dhe checkout-i. Dizajni përshtatet me markën dhe mënyrën si klientët zgjedhin produktet tuaja.
6 produkte

Karrige Ergo

Tavolinë Lis 140

Llambë Arc

Kanape Nord

Raft Modul

Llambë Tavoline Mini
Ndërroni skedat, kërkoni në katalog ose filtroni sipas stokut. Te “Gjendja e faqes” shihni si duket faqja kur ngarkohet, kur nuk ka rezultate ose kur ndodh një gabim.
Nuk përdorim urgjencë të rreme, tarifa të fshehura ose opsione shtesë të parazgjedhura.
Faqet e produktit ndërtohen me tekstet, fotot dhe të dhënat që ofron biznesi; cilësia e tyre ndikon drejtpërdrejt te përvoja.
ZHVILLIM ECOMMERCE I DEDIKUAR
Kur modeli i shitjes kërkon më shumë se funksionet standarde, zhvillojmë logjikën që i mungon platformës: katalogë të veçantë, rregulla çmimesh, konfigurues produktesh, oferta ose rrjedha miratimi.
Gjerësia
Sipërfaqja
Rregullat e aplikuara
Për copë: 339,00 €
Totali: 339,00 €
Zgjidhni gjerësinë, sipërfaqen dhe shtesat. Rritni sasinë për të parë uljen sipas volumit dhe kalimin te kërkesa për ofertë.
Jo çdo projekt kërkon zhvillim nga zero
Rekomandimin e japim pas vlerësimit të funksioneve, buxhetit dhe kostove të mirëmbajtjes.
PORTALE B2B
Klientët e biznesit porosisin me çmimet, katalogët dhe kushtet e rëna dakord, ndërsa ekipi juaj ndjek miratimet, ofertat dhe dokumentet në një vend.
Katalogu i autorizuar për këtë llogari

Karrige Ergo · paketë biznesi
Çmimi publik: 189 €
Çmimi i kontratës: 162 €
Çmimi sipas sasisë
Kushtet e pagesës: 30 ditë nga fatura · Porositë mbi 1 000 € miratohen nga menaxheri.
Porosia e fundit: 8 copë · 03.10.2026
Dokumentet
Ndërroni përdoruesin dhe ndryshoni sasinë. Shihni kur porosia kalon pa ndërhyrje, kur pret miratimin e menaxherit dhe kur tejkalon limitin tregtar.

Limiti tregtar nuk është portofol elektronik: nuk mban para, por tregon sa mund të porositet me pagesë të shtyrë.
Kushtet e kreditimit dhe faturimit përcaktohen nga biznesi dhe sistemet përkatëse; portali i zbaton ato.
MARKETPLACE ME DISA SHITËS
Zhvillojmë marketplace ku shitësit administrojnë aktivitetin e tyre dhe operatori kontrollon rregullat e platformës.
Shporta
Atelier Demo
Drita Demo
Kaloni mes skedave. Kur operatori miraton produktin, statusi ndryshon edhe te paneli i shitësit.

Përpara zhvillimit përcaktojmë
Ndarja e pagesave (split payments) dhe pagesa te shitësit (payout) varen nga ofruesi, tregjet dhe verifikimet përkatëse.
Rregullat e komisioneve dhe të mosmarrëveshjeve shkruhen në marrëveshjen me shitësit përpara se të implementohen.
HEADLESS & API-FIRST
Headless eCommerce ndan ndërfaqen e blerjes nga sistemi që menaxhon produktet dhe porositë. Komunikimi kryhet përmes API-ve, duke krijuar mundësi për kanale dhe përvoja të ndryshme.
Sistemi tregtar
API
GET /v2/products/ergo?channel=webcatalog:readPërgjigjja
Faqe produkti me galeri, specifika dhe produkte të lidhura
v1 mbetet aktive deri më 31.03.2027 për integrimet ekzistuese.
Zgjidhni sërish të njëjtin kanal për t’u kthyer te animacioni.
Zgjidhni një kanal për të parë si shfaqet ndryshe i njëjti produkt. Te Portali B2B provoni kërkesën pa lejen për çmimet.
Headless nuk është automatikisht zgjedhja më e mirë: shton fleksibilitet, por edhe pjesë që duhen mirëmbajtur. E rekomandojmë kur ka disa kanale ose përvoja që e justifikojnë.
Mikroshërbimet i përdorim vetëm kur kompleksiteti dhe mënyra e operimit i justifikojnë; shpesh mjafton një arkitekturë modulare.
PWA & APLIKACIONE MOBILE
Shumë blerje nisin nga telefoni. Projektojmë katalogun, shportën dhe ndjekjen e porosisë për ekran të vogël dhe për lidhje që nuk janë gjithmonë të qëndrueshme.
Cila zgjidhje i përshtatet projektit
| Website responsive | PWA | Aplikacion mobile | |
|---|---|---|---|
| Instalimi | Nuk instalohet | Sipas shfletuesit | Nga dyqani i aplikacioneve |
| Njoftimet | Email ose SMS | Sipas pajisjes dhe shfletuesit | Po, me lejen e përdoruesit |
| Pa lidhje | Jo | Pjesërisht, përmbajtje e ruajtur | Pjesërisht, sipas zhvillimit |
| Publikimi | Menjëherë | Menjëherë | Pas shqyrtimit nga dyqani |
| Funksionet e pajisjes | Të kufizuara | Sipas shfletuesit | Më të gjera |
Karrige Ergo189 €
Llambë Tavoline Mini45 €
Raft Modul159 €Dërgesa DM-10482
Njoftimet shfaqen vetëm kur përdoruesi i lejon.
Kalojeni aplikacionin pa lidhje dhe pastaj sërish me lidhje. Shihni çfarë mbetet e disponueshme dhe çfarë verifikohet përsëri.

PWA mund të ofrojë instalim dhe funksione të tjera sipas pajisjes dhe shfletuesit. Nuk premtojmë checkout pa lidhje, njoftime në çdo pajisje ose ngarkim të menjëhershëm në çdo rrjet.
Çmimi, stoku dhe pagesa verifikohen në server përpara se porosia të finalizohet.
KËRKIM & REKOMANDIME ME AI
Klienti nuk e shkruan gjithmonë emrin e saktë të produktit. Kërkimi duhet të kuptojë gabimet, sinonimet dhe atributet, ndërsa rekomandimet duhet të kenë një arsye të qartë.
1 rezultate
Karrige Ergo189 €Korrigjim: karige → karrigeEmriAtributBlihen shpesh bashkë
Llambë Tavoline Mini
Tavolinë Lis 140Rregull: i njëjti koleksion · Përzgjedhje editoriale: Zyra në shtëpi
Provoni kërkimet e gatshme ose shkruani një tuajën. Aktivizoni kërkimin semantik ose filtrin e stokut dhe shihni pse u shfaq çdo rezultat.
Përcaktojmë burimin e të dhënave dhe mënyrën e matjes së cilësisë: kërkimet pa rezultat, klikimet dhe korrigjimet nga ekipi.
Shpesh nisim me rregulla dhe metadata të mira; AI e shtojmë kur sjell vlerë të matshme. Nuk premtojmë rritje të garantuar të vlerës së porosisë ose të konvertimit.
ASISTENTË AI PËR ECOMMERCE
Asistenti u përgjigjet pyetjeve për produktet, transportin dhe kthimet, jep sugjerime dhe ia kalon bisedën ekipit kur duhet. Mund të personalizohet me emër, foto dhe identitetin e markës suaj.
Çfarë nuk i lejohet asistentit
Si ndërtojmë asistentë me burime të kontrolluara:Asistentë & Agjentë AI
Zgjidhni një pyetje për të parë si përgjigjet asistenti.
Zgjidhni një pyetje. Etiketat poshtë përgjigjes tregojnë burimin ose kontrollin që u përdor.
Çmimi, stoku dhe statusi i porosisë merren nga burimet e përcaktuara, jo nga kujtesa e modelit.
PERSONALIZIMI
Përshtatim katalogun, përmbajtjen dhe ofertat sipas grupit të klientit, tregut ose llogarisë, me rregulla të qarta dhe vetëm me të dhënat që lejon përdoruesi.
Ndërroni vizitorin, tregun dhe pëlqimin. Çdo modul tregon rregullin ose burimin që e shfaq.
Të dhënat përdoren sipas qëllimit dhe preferencave të përdoruesit. Personalizimi nuk kërkon mbledhje të pakufizuar të sjelljes.
Ofertat ndjekin rregulla të shkruara, që ekipi mund t’i lexojë dhe t’i ndryshojë.
3D & AR
Për produkte ku përmasat dhe materiali kanë rëndësi, pamja 3D dhe AR e ndihmojnë klientin ta kuptojë më mirë produktin përpara se ta porosisë.
Modeli 3D përgatitet nga përmasat dhe materialet e produktit.
Tërhiqni modelin ose përdorni rrëshqitësin për ta rrotulluar. Ndërroni ngjyrën, shfaqni përmasat ose hapni pamjen në ambient.
Përpara zhvillimit përcaktojmë nevojën për modele 3D, saktësinë e përmasave dhe pajisjet e mbështetura.
AR ndihmon orientimin, por nuk garanton përshtatje të saktë ose ulje të kthimeve.
VOICE COMMERCE
Zëri ndihmon në kërkim dhe në pyetje të shpejta për produktin. Çdo veprim që ndryshon shportën ose porosinë përgatitet dhe pret konfirmimin e përdoruesit.
Demonstrim me fraza të gatshme; mikrofoni nuk përdoret.
Zgjidhni një frazë. Te veprimi në shportë provoni identifikimin dhe konfirmimin.
Integrimet me asistentë ose platforma zanore verifikohen sipas dokumentacionit aktual dhe tregut. Nuk premtojmë mbështetje automatike për Alexa, Google Assistant ose Siri.
Blerjet dhe ndryshimet kërkojnë identifikim dhe konfirmim të qartë.
LIVE SHOPPING & VIDEO COMMERCE
Gjatë një demonstrimi live ose në një video, klienti e sheh produktin, bën pyetje dhe e shton në shportë pa e lënë transmetimin.
LIVE
Produkti që po prezantohetKarrige Ergo189 €Rishikim
Pyetje
Pa numër shikuesish dhe pa porosi të sajuara. Rishikimi shfaqet vetëm kur organizatori e lejon.
Kaloni te kapitujt, shtoni produktin në shportë dhe dërgoni një pyetje. Aktivizoni “Mbaroi stoku” për të parë verifikimin.
Stoku dhe çmimi verifikohen në momentin e blerjes, jo në fillim të transmetimit.
Nuk përdorim numër shikuesish ose porosi të sajuara për të krijuar urgjencë.
CHECKOUT, PAGESA & BNPL
Klienti duhet të dijë sa paguan, si i vjen porosia dhe çfarë ndodh pas pagesës. Checkout-in e projektojmë me pak hapa dhe me kontrolle në server.
1 × Karrige Ergo · Grafit
Demonstrim: nuk kryhet pagesë reale.
Kaloni hapat, provoni kuponin e vlefshëm dhe atë të skaduar, ndërroni transportin dhe metodën e pagesës.
Dërgoni ngjarjet sipas radhës që doni. Statusi i porosisë ndryshon vetëm kur serveri verifikon rezultatin.
Pagesa nuk konfirmohet vetëm nga success URL. Serveri kontrollon shumën, monedhën, referencën dhe rezultatin.
Checkout-i i përshpejtuar, të dhënat e ruajtura dhe blerja me një klik realizohen sipas mekanizmave të ofruesit dhe autorizimit të përdoruesit.
Pagesat me këste (BNPL) paraqiten vetëm kur mbështeten për tregun dhe modelin e biznesit.
Katër mënyra integrimi që duhen dalluar
Për çdo ofrues pagesash verifikojmë
Ofrues si POK Payments, PayPal, Stripe, Paysera ose Pago vlerësohen sipas projektit. Emrat nuk nënkuptojnë partneritet me ENOR.
SHITJA NDËRKOMBËTARE
Çdo treg mund të ketë gjuhë, katalog, monedhë, transport dhe format adrese të ndryshëm. I konfigurojmë mbi të njëjtën bazë.
Çmimi i shfaqur
18 620 ALL
Shuma që paguhet
18 620 ALL
Ruhet në porosi: Çmimi bazë 189,00 € · Kurs demonstrues 98,50 · Rrumbullakim 10 · 18 620 ALL
Ndërroni tregun dhe krahasoni çmimin e shfaqur me shumën që paguhet.
Çmimi i konvertuar është orientues; shuma që paguhet është ajo që pranon ofruesi i pagesës. Ruajmë shumën origjinale, kursin dhe rrumbullakimin kur aplikohen.
Nuk supozojmë se çdo monedhë e shfaqur mbështetet nga ofruesi i pagesës. Kërkesat tatimore dhe doganore konfirmohen për çdo treg me personat përgjegjës.
MUNDËSI PËR KONSULTIM
Nuk është pjesë e shërbimit kryesor. E analizojmë vetëm kur një rast konkret e justifikon.
Çfarë nuk pretendojmë
POROSITË, STOKU & TRANSPORTI
Pas klikimit “Porosit” nis puna e ekipit: rezervimi i sasisë, përgatitja, dërgesa dhe, kur duhet, kthimi ose rimbursimi. Platforma i ndjek me statuse të qarta.
Hapi 1/5: Porosia u konfirmua
Porosia
Pagesa
Përgatitja
Transporti
Snapshot i çmimit
Porosia ruan çmimin në momentin e blerjes.
Zgjidhni metodën e pagesës dhe kaloni hapat. Çdo status ndryshon veçmas.
Dy klientë duan njësinë e fundit. Nisni checkout-in për të dy, pastaj provoni skadimin, pagesën ose sinkronizimin me ERP.
Katër statuse që nuk përzihen

Çmimet dhe kushtet ruhen në porosi si snapshot; ndryshimet e mëvonshme në katalog nuk e prekin porosinë.
Për pagesën në dorëzim ndiqen veçmas shuma e mbledhur nga korrieri dhe shuma e rakorduar me biznesin.
Përcaktojmë burimin kryesor të stokut dhe mënyrën si trajtohen diferencat.
INTEGRIMET ME BIZNESIN
Lidhim platformën me sistemet që përdor biznesi, që porosia, stoku, fatura dhe dërgesa të mos rishkruhen me dorë.
Si e bëjmë integrimin të besueshëm
Për lidhjet mes sistemeve:Zhvillim & Integrim API
ERP-ja është e lidhur
Çelësi unik: order:DM-10517
Hartëzimi i fushave
| SKU | → | Kodi i artikullit |
| Sasia | → | Sasi |
| Çmimi neto | → | Vlera pa TVSH |
Demonstrimi nuk komunikon me asnjë sistem fiskalizimi ose kontabiliteti.
Ekzekutoni ngjarjet, shkëputni ERP-në ose dërgoni porosinë dy herë. Në fund rakordoni.
Nuk premtojmë integrim me çdo program pa vlerësim: varet nga ndërfaqet, aksesi dhe dokumentacioni i sistemit.
Fiskalizimi dhe dokumentet financiare ndjekin rregullat dhe sistemet e autorizuara të çdo tregu.
TEKNOLOGJITË
Vlerësojmë katalogun, funksionet, integrimet dhe mënyrën e operimit përpara zgjedhjes teknike. Mund të përdorim një platformë ekzistuese, ta zgjerojmë ose të zhvillojmë një sistem të dedikuar.
Frontend
Backend
Databaza
Mobile
eCommerce
Platforma ekzistuese
WooCommerce, Shopify ose Adobe Commerce (Magento) mund të vlerësohen për integrim ose zgjerim kur i përshtaten projektit.
Emrat e teknologjive dhe të platformave nuk nënkuptojnë certifikim ose partneritet.
MIGRIM & MODERNIZIM
Kalimin në një platformë të re e planifikojmë me kujdes: çfarë transferohet, si verifikohet dhe si kthehemi pas nëse diçka nuk shkon.
| Të dhënat | Platforma e vjetër | Platforma e re |
|---|---|---|
| Produkte | 1 248 | 1 248 |
| Variante | 4 310 | 4 302 |
| Klientë | 8 905 | 8 905 |
| Porosi historike | 21 470 | 21 470 |
| Ridrejtime URL | 1 530 | 1 530 |
8 variante pa SKU unik: kthehen për korrigjim përpara kalimit.
Plani i rikthimit testohet përpara kalimit.
Nuk premtojmë migrim pa ndërprerje pa analizë; mënyrën e kalimit e përcaktojmë pas auditit.
Fjalëkalimet, token-ët e pagesës dhe abonimet nuk transferohen automatikisht në çdo platformë; varet nga ofruesit dhe sistemet përkatëse.
PERFORMANCA, SEO & MATJA
Struktura, shpejtësia dhe matja e saktë i japin ekipit informacionin që i duhet për të vendosur çfarë të përmirësojë.
SEO dhe performanca
Ngjarjet që matim
Çfarë dërgohet
—
Nuk dërgohen: emri, emaili, adresa dhe të dhënat e kartës.
Dërgoni ngjarjet një nga një dhe rifreskoni faqen e konfirmimit. Shihni çfarë numërohet dhe çfarë dërgohet.
Rifreskimi i faqes së konfirmimit nuk numërohet si porosi e re, dhe të dhënat personale ose të kartës nuk dërgohen në analitikë.
Nuk premtojmë renditje në Google ose përfshirje në përgjigjet e AI.
PROCESI I ZHVILLIMIT
Projekti mund të ndahet në faza: fillimisht funksionet kryesore, pastaj zgjerimet sipas përdorimit.
Kuptojmë katalogun, klientët, tregjet dhe proceset.
Përcaktojmë funksionet, integrimet, buxhetin dhe kostot periodike.
Projektojmë përvojën e blerësit dhe të administrimit.
Ndërtojmë me faza dhe demonstrime.
Verifikojmë pagesat, stokun, porositë dhe autorizimet.
Planifikojmë migrimin, kontrollet dhe kalimin në përdorim.
Trajtojmë përditësimet dhe përmirësimet sipas marrëveshjes.
SIGURIA & TESTIMI
Kontrollet kryhen në server dhe çdo skenar ka rezultatin e pritshëm të përcaktuar paraprakisht.
Kontrollet e sigurisë
Skenarët që testojmë
Nuk premtojmë siguri absolute ose mungesë defektesh. Testojmë rastet kritike që përfshihen në fushën e projektit.
PSE ENOR
Pronësia e kodit, licencat, dorëzimi dhe kostot periodike përcaktohen në marrëveshje.

PYETJE TË SHPESHTA
Zgjidhje të tjera për nevojat e biznesit tuaj.
Për POS, dyqane fizike dhe operacionet e tregtisë me pakicë:Software për Tregti me Pakicë
Po nisni një produkt të ri apo po përmirësoni një sistem ekzistues? Na tregoni katalogun, klientët dhe proceset që dëshironi të lidhni.
Kompani Logjistike (shembull)
“Shpjegojnë koncepte teknike komplekse në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për ekipin tonë.”