Backend Developer
Kompania ENOR Technologies shpk, e specializuar ne zhvillimin e Software, Website, Mobile App, Web Hosting dhe IT, ne kuader te zgjerimit te saj, kerkon te punesoje Backend Developer.
Përshkrimi:
Ne jemi në kërkim të një Backend Developer të talentuar dhe të motivuar për të kontribuar në ndërtimin e zgjidhjeve aplikacioneve tona SaaS. Ky rol do të përfshijë zhvillimin e aplikacioneve të fuqishme dhe të shkallëzueshme duke përdorur PHP, si dhe integrimin e teknologjive të tjera për të ofruar një përvojë të shkëlqyer përdoruesi.
Detyrat Kryesore:
- Zhvillimi i API-ve dhe shërbimeve backend të aplikacioneve SaaS duke përdorur PHP.
- Krijimi dhe menaxhimi i databazave (MySQL, PostgreSQL etj) dhe optimizimi i performancës së tyre.
- Sigurimi i integrimeve me shërbime të jashtme dhe sisteme të tjera.
- Rregullimi i gabimeve dhe përmirësimi i kodit ekzistues në përputhje me standardet më të larta të zhvillimit.
- Pjesëmarrja në projektimin dhe implementimin e arkitekturës së zgjidhjeve SaaS.
- Bashkëpunimi me ekipin e frontend për të siguruar një integrim të qetë midis komponentëve.
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Eksperiencë komerciale 2 vjeçare të provuar në zhvillimin e aplikacioneve backend me PHP, me njohuri në framework si Laravel, Symfony etj.
- Njohuri të thelluara në PHP dhe OOP.
- Njohuri të thelluara në MySql, SQL Query, phpmyadmin, databases, POD, mysqli, dhe librarite e punimit me databazen nga PHP apo gjuhe te tjera programimi.
- Njohuri të thelluara dhe eksperiencë në framework backend-i Laravel (MVC) etj.
- Njohuri të thelluara në Git dhe sisteme te tjera Version Control (si github, gitlab)
- Njohuri të thelluara në API, dhe lidhja midis aplikacioneve te ndryshme, si ne React Native apo aplikime te tjera.
- Njohuri të thelluara dhe eksperiencë në Javascript, Ajax, jQuery, HTML, CSS dhe teknologjite e tjera te frontend.
- Aftësi në ndjekjen e parimeve të dizajnit të softuerit, duke përfshirë parimet DRY dhe S.O.L.I.D.
- Eksperiencë në krijimin dhe dokumentimin e API RESTful.
- Njohuri të mira mbi praktikat e sigurisë dhe optimizimin e performancës së aplikacioneve.
- Njohuri të mira të anglishtes, si në shkrim ashtu edhe në të folur.
Ofrojmë:
- Ambient të këndshëm dhe bashkëpunues pune.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Mundësi për të punuar në projekte inovative dhe sfiduese.
- Kontratë të rregullt pune, pagesë të kënaqshme, siguracione shoqërore dhe shëndetsore, përfitime bonus në bazë të përfomancës.
Si aplikohet:
- Plotësoni formularin e mëposhtëm ose dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në hr@enor.al deri më 24.10.2024.
Ne jemi një punëdhënës i barabartë dhe inkurajojmë aplikimet nga të gjithë individët, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, gjinia ose orientimi seksual.
Faleminderit dhe presim aplikimin tuaj!