Faqe Interneti Responsive
Bëjeni Faqen tuaj të Internetit të Përshtatet në mënyrë të përsosur në çdo pajisje dhe ekrane
Nga viti 2018, 51.2% e trafikut global të përgjithshëm në internet po vjen përmes celularëve. Ky trafik është shumë i rëndësishëm pasi pothuajse 88% e përdoruesve të tillë kontaktojnë ose bëjnë një blerje brenda 48 orëve nga bërja e një kërkimi.
Në të njëjtën kohë, ky trafik është po aq i rrezikshëm pasi 61% e përdoruesve të tillë nuk preferojnë të kthehen në faqen e internetit nëse përballen me probleme gjatë shfletimit si psh: zmadhimi ose zvarritja e përmbajtjeve ose imazhin për ta parë si duhet. 40% e përdoruesve të tillë kalojnë në një faqe interneti të konkurentit tuaj.
Prandaj faqet e internetit janë shumë të rëndësishme që të arrihen të aksesohen shumë mirë në çdo pajisje dhe të përshtaten me to pa asnjë problem!
Ne projektojmë faqet e internetit responsive të cilat janë 100% të optimizuara për të gjitha pajisjet, kanë një URL të njëjtë për çdo pajisje dhe funksionojnë përsosmërisht në të gjitha pajisjet moderne si, tabletat, smartphone, Kindle, phablet etj.
Sot, edhe Google e rekomandon që të gjitha faqet e internetit të jenë të optimizuara për të gjitha ekranet e pajisjeve naviguese në mënyrë që të përfitojnë pozicione sa më lart në rënditjen e faqeve të internetit kur kërkohet për shërbimet që ju ofroni!