Pozicion Vakant

Backend Developer

Kompania ENOR Technologies shpk, e specializuar ne zhvillimin e Software, Website, Mobile App, Web Hosting dhe IT, ne kuader te zgjerimit te saj, kerkon te punesoje Backend Developer.

Pozicioni: Backend Developer

Vendodhja: Vorë, Tiranë, Shqipëri

Tipi i punës: Full Time

Përshkrimi:

Ne jemi në kërkim të një Backend Developer të talentuar dhe të motivuar për të kontribuar në ndërtimin e zgjidhjeve aplikacioneve tona SaaS. Ky rol do të përfshijë zhvillimin e aplikacioneve të fuqishme dhe të shkallëzueshme duke përdorur PHP, si dhe integrimin e teknologjive të tjera për të ofruar një përvojë të shkëlqyer përdoruesi.

Detyrat Kryesore:

  • Zhvillimi i API-ve dhe shërbimeve backend të aplikacioneve SaaS duke përdorur PHP.
  • Krijimi dhe menaxhimi i databazave (MySQL, PostgreSQL etj) dhe optimizimi i performancës së tyre.
  • Sigurimi i integrimeve me shërbime të jashtme dhe sisteme të tjera.
  • Rregullimi i gabimeve dhe përmirësimi i kodit ekzistues në përputhje me standardet më të larta të zhvillimit.
  • Pjesëmarrja në projektimin dhe implementimin e arkitekturës së zgjidhjeve SaaS.
  • Bashkëpunimi me ekipin e frontend për të siguruar një integrim të qetë midis komponentëve.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Eksperiencë komerciale 2 vjeçare të provuar në zhvillimin e aplikacioneve backend me PHP, me njohuri në framework si Laravel, Symfony etj.
  • Njohuri të thelluara në PHP dhe OOP.
  • Njohuri të thelluara në MySql, SQL Query, phpmyadmin, databases, POD, mysqli, dhe librarite e punimit me databazen nga PHP apo gjuhe te tjera programimi.
  • Njohuri të thelluara dhe eksperiencë në framework backend-i Laravel (MVC) etj.
  • Njohuri të thelluara në Git dhe sisteme te tjera Version Control (si github, gitlab)
  • Njohuri të thelluara në API, dhe lidhja midis aplikacioneve te ndryshme, si ne React Native apo aplikime te tjera.
  • Njohuri të thelluara dhe eksperiencë në Javascript, Ajax, jQuery, HTML, CSS dhe teknologjite e tjera te frontend.
  • Aftësi në ndjekjen e parimeve të dizajnit të softuerit, duke përfshirë parimet DRY dhe S.O.L.I.D.
  • Eksperiencë në krijimin dhe dokumentimin e API RESTful.
  • Njohuri të mira mbi praktikat e sigurisë dhe optimizimin e performancës së aplikacioneve.
  • Njohuri të mira të anglishtes, si në shkrim ashtu edhe në të folur.

Ofrojmë:

  • Ambient të këndshëm dhe bashkëpunues pune.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Mundësi për të punuar në projekte inovative dhe sfiduese.
  • Kontratë të rregullt pune, pagesë të kënaqshme, siguracione shoqërore dhe shëndetsore, përfitime bonus në bazë të përfomancës.

Si aplikohet:

  1. Plotësoni formularin e mëposhtëm ose dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në hr@enor.al deri më 24.10.2024.

Ne jemi një punëdhënës i barabartë dhe inkurajojmë aplikimet nga të gjithë individët, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, gjinia ose orientimi seksual.

Faleminderit dhe presim aplikimin tuaj!

Informacion mbi Aplikantin
Fill out this field
Ju lutem, jepni një adresë email të vlefshme.
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Pozicioni që aplikoni
Select an option
Fill out this field
Fill out this field
Punësime të Mëparshme / Aktuale
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Fill out this field
Mund të kontaktojmë eprorin tuaj të mëparshëm për një referencë?
Select an option
Ngarko CV-në (.pdf / max 10 mb) *
Fill out this field
You need to agree with the terms to proceed
keyboard_arrow_up
Hap chatin
1
Pershendetje! Si mund t'ju ndihmojmë? :)